Një aksident i rënë ka ndodhur në dalje të Tiranës, në aksin rrugor Shkalla e Tujanit-Zall Dajt.
Automjeti i drejtuar nga një 24-vjeçar ka përplasur motorin me të cilin udhëtonin dy të rinj, 23 dhe 18 vjeç. Për pasojë, kanë humbur jetën të rinjtë që udhëtonin në motor.
“Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.”, njofton policia.