Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Apeli lë në burg CEO-n kinez dhe Çobon. Ja masat e tjera

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Afera “Bankers”/ Apeli lë në burg CEO-n kinez dhe Çobon. Ja masat e tjera
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë vendosi sot të lërë në burg drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë “Bankers Petroleum”, shtetasin kinez Hong Ping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo, duke konfirmuar kështu masat “arrest me burg” të lëshuara nga gjykata e Fierit më herët.

Po ashtu, Apeli i Tiranës vendosi që Diona Gogës, që më herët i ishte vendosur masa “arrest shtëpie”, t’i zbutej në “detyrim paraqitje”, duke marrë parasysh arsyetimin se është nënë e një fëmije 2 vjeç.

Sa i përket Majlinda Thana, Matilda Ibraliu dhe Erton Ademaj,  që më herët ishin me “detyrim paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit, Apeli vendosi të heqë kufizimin e fundit, duke lënë në fuqi vetëm masën “detyrim paraqitje”.

Kështu, me vendimin e sotëm.gjykata e Apelit në Tiranë, konfirmoi 2 masat e sigurisë “arrest me biurg”, la në “arrest shtëpie” 4 prej të akuzuarve dhe “vendosi detyrim paraqitje” për 4 të tjerët.

Masa “arrest me burg” për:
Leonidha Çobo
Hongping Xiao
Masa “arrest në shtëpi” për:
Lianyi Wang
Ardit Kero
Flavia Capo
Kledi Xhani
I hiqet masa e arrestit në shtëpi, caktohet “detyrim paraqitje”
Doina Goga
Lihet në fuqi masa “detyrim paraqitje”, i hiqet “ndalimi i largimit jashtë vendit” për:
Majlinda Thana
Matilda Ibraliu
Erton Ademaj

Shqyrtimi i ankimimeve të masave të sigurisë u zhvillua dje, në një seancë që zgjati 6 orë për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve. Përfaqësuesit e ambasadës kineze nuk u lejuan brenda gjykatës ditën e martë.

Të akuzuarit pretenduan se nuk kanë lidhje me akuzat dhe kërkojnë masa më të buta sigurie.

Gjykata e Fierit lëshoi 14 masa sigurie në total, ku 10 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa 4 punonjës janë ende në kërkim.

Hetimet për Bankers janë zhvilluar nga Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policore, dhe lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë masive.

Prokuroria e Fierit ngriti 5 akuza në total, “Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në”, “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskryerje e detyrave nga organet tatimore”, duke argumentuar se ka grumbulluar prova të mjaftueshme.

Aksioni në “Bankers Petroleum”, erdhi pasi kompania, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, sipas prokurorisë së Fierit ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend.

“Bankers Petroleum” krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, në total 11.7 miliardë lekë, ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi apo shiti 532 miliardë lekë naftë. Në këtë mënyrë për 20 vite ka shmangur detyrimet tatime, madje përfitonte dhe rimbursim TVSH-je.

Tags: Ardit KeroBankersBankers PetroliumDoina GogaErton AdemajEVAZION FISKALFlavia CapoHongping XiaoKledi Xhanileonidha coboLianyi WangMajlinda ThanaMatilda Ibraliu
Previous Post

Kursi i këmbimit valutor, me sa shiten e blihen valutat e huaja

Next Post

Si u betonizua kryeqyteti nga një tufë arkitektësh të huaj që “bënin ligjin” në Tiranë

Next Post
Si u betonizua kryeqyteti nga një tufë arkitektësh të huaj që “bënin ligjin” në Tiranë

Si u betonizua kryeqyteti nga një tufë arkitektësh të huaj që “bënin ligjin” në Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zbrazën karikatorin në drejtim të hotelit në Radhimë, automjeti i autorëve në pronësi të OTP-Bank

Zbrazën karikatorin në drejtim të hotelit në Radhimë, automjeti i autorëve në pronësi të OTP-Bank

September 4, 2026
Niset drejt Amerikës, Berisha: “Erdha” do t’u them miqve të mi

Niset drejt Amerikës, Berisha: “Erdha” do t’u them miqve të mi

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al