Personi që shihni në foto është Zamir Meta, babai dhe abuzuesi i vajzës së mitur në fshatin Sheqishtë.
Meta është vënë në pranga nga policia.
Nëna e vajzës 12-vjeçare, Juela Meta është shprehur se ngjarjen e kishte marrë vesh në polici ndërsa shton se burri i saj duhet të kalbet në burg për atë që ka bërë.
Gjithashtu tha se vajza nuk i ka treguar asnjëherë për këtë, por ishte gjithë kohën e acaruar me vëllezërit dhe motrat.
Juela ka treguar se vajza ka deklaruar në polici, se i ati e kishte përdhunuar që kur ishte 5 vjeç.
E mitura aktualisht është marrë nga shteti për trajtim, pasi kishte kaluar në depresion. Familja Meta kishte ardhur nga Gjermania para 20 muajve pasi kishin qëndruar pesë vjet atje.