Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake për dosjen “SASPAC”, ku i pandehur është marrë edhe ish-ministri Ilir Beqaj.
Gjatë seanës së sotme, avokatët e të pandehurve kërkuan kohë të njihen me një pjesë të provave të cilat ata pretenduan se nuk ishin dorëzuar gjatë fazës së hetimit. Sipas avokatëve, këto prova janë të nevojshme për të mundësuar një mbrojtje më efikase gjatë shqyrtimit gjyqësor.
Një tjetër kërkesë ishte marrja e materialeve të akt-ekspertimit nga zbirthimi i telefonave, usb-ve dhe kompjuterave. Seanca e radhës u la më 6 maj në orën 10:00.
SPAK mbylli hetimet për këtë dosje në fillim të muajit Prill, dhe dërgoi kërkesën për gjykim ndaj Ilir Beqajt, 8 të pandehurve të tjerë dhe dy shoqërive tragtare lidhur me dosjen e SASPAC.
TË PANDEHURIT:
1. Ilir Beqaj –
2. Ermal Kurtulaj –
3. Gazmend Haxhia –
4. Alfred Nikolla –
5. Elton Marini –
6. Bjona Ziaj –
7. Bledar Leka
8. Marinela Jazoj
9. Mira Topçiu
10. Personi juridik shoqëria tregtare “Landëays International” sh.p.k
11. Personi juridik shoqëria tregtare “Nine Service Int” sh.p.k
Ish-kreu i menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian njëherësh ish-ministër i shëndetësisë, Ilir Beqaj akuzohet për 5 vepra penale mes të cilave korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentash, mashtrim, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim pasurie.