Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

A ka lidhje Bashkia në këtë skenar? Tirana: Po tentohet tjetërsimi i aseteve të klubit

Editor by Editor
April 19, 2024
in Sport
0
A ka lidhje Bashkia në këtë skenar? Tirana: Po tentohet tjetërsimi i aseteve të klubit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme në media u publikua lajmi se aksionet e klubit të Tiranës që janë në pronësi të Refik Halilit, janë zyrtarisht në shitje dhe brenda pak ditësh, mbyllet ankandi që do të dekretojë pronarin e ri të Tiranës me 66% të aksioneve.

Media që publikoi lajmin raportonte më tej se një zyrë përmbarimore ka bllokuar aksionet e familjes Halili në klub për shkak detyrimesh ndaj palëve të treta dhe tashmë i kanë nxjerr zyrtarisht në shitje ato, me ankandin që mbyllet më datë 22 prill, pra në mesjavën e ardhshme.

Por, pas këtij lajmi, ka ardhur një reagim nga Presidenca e klubit të futbollit të Tiranës, ku sipas saj, gjithçka është një dezinformim të qëllimshëm.

KF Tirana hedh akuza se ky dezinformim është pjesë e një skenari të qëllimshëm, totalisht spekulativ dhe me prapavijë dashakeqe dhe komploti, për të synuar tjetërsimin e aseteve të klubit.

“Klubi i Futbollit Tirana, nëpërmjet këtij reagimi, kërkon të sqarojë opinionin publik për një dezinformim të qëllimshëm, që është përhapur në media, për sa i përket falimentit të klubit! Ky lajm, është pjesë e një skenari të qëllimshëm, totalisht spekulativ dhe me prapavijë dashakeqe dhe komploti, për të synuar tjetërsimin e aseteve të KFT.

Ju bëjmë me dije se ekipi ligjor dhe stafi i klubit, është në dijeni të plotë të këtij skenari dhe ka marrë të gjitha masat, për ta bllokuar dhe denoncuar në të gjitha instancat ligjzbatuese përfshirë dhe hapat ligjorë te ndjekjes penale. Njëkohësisht, klubi thekson se këto janë çështje të cilat synojnë të dëmtojnë imazhin e Klubit më të suksesshëm në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar se nuk ka asnjë problem likuiditeti. Asnjë veprim abuziv dhe asnjë person, kushdo qoftë ai, nuk do mund të arrijë të realizojë skenarë që dëmtojnë interesat e Klubit të Futbollit të Tiranës si në aspektin administrativ, ashtu dhe në atë sportiv.

Sigurojmë të gjithë dashamirësit, tifozët, bashkëpunëtorët dhe partnerët, se Klubi i Futbollit Tirana, do të vazhdojë rrugëtimin e tij, për të arritur objektivat sportivë dhe se asgjë dhe askush, nuk mund dhe nuk do të cënojë ekzistencën, mbarëvajtjen apo edhe funksionimin e klubit.” – thuhet në reagimin e klubit KF Tirana.

Por, i kujt është ky qëllim dhe a është e përfshirë Bashkia e Tiranës, e drejtuar prej Erion Veliajt në këtë skenar?

Po ditën e sotme, një prej personave pranë Erion Veliajt, Eduard Prodani reagoi në rrjetet sociale, ku propozonte që ky 66% i aksioneve që i përkasin Refik Halilit, t’i kalonin Bashkisë së Tiranës, e cila është bashkëpronare në klub, dhe më pas kjo e fundit t’i nxirrte në ankand dhe t’i shiste 100% të aksioneve.

“Bej thirrje qe aksionet e KF “Tirana”, ne respekt te historise se Tiranes, futbollit shqiptar, transparencies dhe interesit publik, duhet t’i oftohen bashkeaksionerit te shoqerise KF “Tirana” sha qe eshte Bashkia Tirane. Ne kete menyre, pas marrjes se aksioneve, ne zbatim te ligjit dhe per te miren e futbollit, Bashkia mund te te beje shitjen e 100% te aksioneve ne nje ankand kesaj rradhe me kritere perzgjedhjeje te studjuara ne menyre te tille qe te garantojne freskimin e futbollit tone me sipermarres sportive te dedikuar me integritetin e nevojshem, kapacitetet dhe financa transparente.” – shkruante Prodani në reagimin e tij, që më pas u shpërnda nga mediat që mbështesin Erion Veliajn.

A qëndron në mes stadiumi “Selman Stërmasi” për kulla?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka përsëritur disa herë se stadiumi “Selman Stërmasi” do të marrë të njëjtën udhë si ish-stadiumi “Qemal Stafa”, sot “Air Albania”, për të sjellë rreth tij kulla dhe shërbime të tjera, si biznese, hoteleri apo edhe ambiente të tjera.

Stadiumi “Selman Stërmasi” është lënë të degradohet në gjendje të mjerueshme dhe prej kohësh është bërë i papërdorshëm, ku sot aty nuk luan askush, edhe pse është një stadium në mes të kryeqytetit. Stadiumi duket se është në fund të jetës së tij dhe i ka ardhur radha për kulla.

Për momentin stadiumi është pronë e Bashkisë së Tiranës dhe është në përdorim nga KF Tirana, edhe pse nuk luan askush aty.

Në media kanë qarkulluar më herët lajme se që plani për stadiumin me kulla të vihet në zbatim, Bashkia e Tiranës mendon që të shesë ato 34% të aksioneve që ka tek KF Tirana. Kjo do të sillte edhe ndryshimin e aksioneve tek KF Tirana.

Edhe pse 34% të aksioneve në klub, shpesh herë Bashkia e Tiranës është akuzuar se prej vitesh nuk ka dhënë asnjë lekë tek klubi i futbollit të Tiranës.

Mos ndoshta kur Presidenca e KF Tirana, citon fjalët “për të synuar tjetërsimin e aseteve”, e ka fjalën për stadiumin? Kjo mbetet për t’u parë dhe nëse a ka nisur një “luftë” për kullat e “Selman Stërmasit”.

Previous Post

U kap i dehur në timon, pezullohet nga detyra polici në Kavajë

Next Post

Horoskopi për ditën e Shtunë, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Next Post
Njihuni me 3 shenjat më besnike të Horoskopit

Horoskopi për ditën e Shtunë, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al