Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

E tradhëtoi me shqiptarin që më pas do e vriste, si burri e fali Vanesën

Editor by Editor
in BOTË
0
E tradhëtoi me shqiptarin që më pas do e vriste, si burri e fali Vanesën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vrasja e Vanesa Ballan, 27-vjeçares shtatzënë që u ekzekutua me thikë nga 41-vjeçari Bujar Fandaj. ka tronditur opinion publik në Trevizo të Italisë, si dhe ka “pushtuar” mediat në mbarë vendin në shtetin fqinj.

Autori është një 41-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili dyshohet të ketë patur një lidhje të shkurtër dashurie me 27-vjeçaren e martuar dhe në pritje të fëmijës së dytë.

Mediat italiane shkruajnë se 25 tetorin e kaluar së bashku me partnerin, Nicola Scapinello, Vanessa u paraqit në komisariatin e policisë, dhe në prokurori për të denoncuar përndjekjen e shqiptarit.

Megjithatë as ky denoncim nuk e parandaloi vrasjen makabër të 27-vjeçares shtatzënë nga 41-vjeçari shqiptar.

“Në oborrin e vogël të shtëpisë gjysmë të izoluar, përballë hyrjes ndodhet një xhip lodër me motor elektrik, një skuter, një biçikletë dhe një kamion plastik. Lodrat e fëmijëve mund të tregojnë historinë e një familjeje që nuk ekziston më. Dhe në fakt, në xhamat e portës, ka orkide dhe harqe të kuqe sikuar duan të thonë: këtu, në këtë shtëpi gjysmë të shkëputur, ka vdekur një tjetër grua. Por në këtë histori dhune dhe obsesioni, bie në sy figura e një njeriu për krejt të kundërtën. Nicola Scapinello, 28 vjeç, partneri i Vanessës, i aftë për të falur, babai i amputuar, prindi i ri që tani mban gjithçka që i mbetet mbi supe”, shkruan La Repubblica në një artikull dedikuar çiftit.

Historia e çiftit

Djali që jetoi me Vanessa Ballan për 11 vjet është mbyllur në shtëpi me prindërit e tij. Ata ishin takuar në shkollë, pa e lënë kurrë njëri-tjetrin. Në profilet e tyre në Instagram janë dy data të kornizuara me zemra: 16 nëntori 2012, fillimi i bashkëjetesës dhe 21 prilli 2019, lindja efëmijës së parë të tyre. Fotot në rrjetet sociale portretizojnë fazat e jetës së tyre së bashku: udhëtime, pushime buzë detit, momente të lumtura.

“Nuk do të mund ta harroj kurrë atë që pashë në shtëpinë time”, përsërit ai tani i dëshpëruar,i rrethuar nga të afërmit, që kujdesen për të, por edhe për fëmijën e tij 4-vjeçar.

Nicola Scapinello, i cili punon për kompaninë e ndërtimit familjar, nuk dinte asgjë për lidhjen jashtëmartesore të bashkëshortes, sipas La Repubblica, deri në momentin kur e ndjera vendosi t’i tregonte mbi tradhëtinë dhe përndjekjen e shqiptarit.

Ajo i rrëfeu mbi njeriun kërcënues që takoi në supermarket, duke e bindur se situata është e rëndë.

Pasi Vanessa u kërcënua me vdekje, Nicola, me kurajo dhe dinjitet, i jep menjëherë mbështetjen dhe ndihmën e tij partneres. Ai e fal atë dhe çifti vijon jetës së bashku sipas La Repubblica.

Dhe kështu më 25 tetor së bashku kanë shkuar në komisariat për të bërë denoncimin. Të nesërmen shkuan edhe në prokurori dhe situata dukej e zgjidhur, ndërkohë kishte ardhur edhe lajmi për shtatzëninë e dytë.

Por shqetësimi ishte gjithmonë aty, siç shihet edhe nga historia e mesazheve të mëngjesit të së martës. Nicola dhe Vanessa i shkruajnë njëri-tjetrit në Whatsapp gjithë mëngjesin dhe kur ajo nuk përgjigjet më që nga ora 11.47, ai braktis kantierin dhe vrapon në shtëpi. Aty gjen trupin e Vanesës poshtë shkallëve të mbuluar nga gjaku.

 

 

Previous Post

I keqpërdorën Instagramin kur ishte në “BBVK”, reagon Blero

Next Post

64 ekipe pjesëmarrëse / Si do të jetë Superliga e re, zbërthehet skema

Next Post
64 ekipe pjesëmarrëse / Si do të jetë Superliga e re, zbërthehet skema

64 ekipe pjesëmarrëse / Si do të jetë Superliga e re, zbërthehet skema

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

June 4, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

June 4, 2026
Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

June 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al