Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas inceneratorit, shpenzimet e Bashkisë Tiranë për mjedisin u dyfishuan, një injorim i moralit qeverisës dhe ligjeve

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pas inceneratorit, shpenzimet e Bashkisë Tiranë për mjedisin u dyfishuan, një injorim i moralit qeverisës dhe ligjeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kostot e Bashkisë së Tiranës për menaxhimin mbetjeve në vitin 2024 janë më shumë së dyfishi, në krahasim me vitin 2017, përpara se të fillonte projekti i inceneratorëve, sipas të dhënave zyrtare nga buxheti afatmesëm 2024-2026 i Bashkisë së Tiranës për periudhën 2021-2024 dhe 2017 nga Kontrolli i Kartë i Shtetit (KLSH).

Vitin që vjen do të financohen për programin e menaxhimit të mbetjeve Urbane 2,9 miliardë lekë, ose më shumë se 27 milionë euro. Kjo shumë është 47 % më e lartë se në vitin 2020 dhe 124% më shumë se në vitin 2017 kur ende nuk kishin nisur përpjekjet për ndërtimin e inceneratorit në Tiranë.

Të dhënat nga një raport zyrtar i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se Bashkia e Tiranës shpenzoi për menaxhimin e mbetjeve 1,3 miliardë lekë në vitin 2017, teksa kosto për këtë shërbim nisi të rritej pas vitit 2018, kur filluan financimet për inceneratorin. Teksa kosto e shërbimit është rritur, kryeqyteti ende nuk ka realizuar ndarjen në burim të mbetjeve ndërsa inceneratori ende nuk është ndërtuar.

Sipas buxhetit të Bashkisë në programin e menaxhimit të mbetjeve për 2024-2026 përfshihen pagat për sektorin e pastrimit të qytetit, mbledhja, transportimi dhe depozitimi i mbetjeve.

Mbledhja dhe transportimi i mbetjeve nga zonat urbane dhe rurale, mbetje të ngurta të mbledhura dhe të transportuara nga zonat urbane dhe rurale, drejt vend-depozitimeve në një vit. Këtu përfshihen shpenzimet kundrejt operatorëve që sigurojnë shërbimin e mbledhjes dhe transportimit të mbeturinave një herë në ditë so blerjen, mirëmbajtjen dhe dizifektimin e kontenierëve të mbetjeve; mirëmbajtjen apo ripërtëritjen e mjeteve dhe pajisjeve, etj.

Në këtë program përfshihet edhe pastrimi i rrugëve dhe parqeve. Depozitimi dhe trajtimi i mbetjeve, mbetje të ngurta nga zonat urbane dhe rurale të depozituara dhe trajtuara në landfield kundrejt tarifës së depozitimit.

Këtu përfshihen shpenzimet për tarifën që lidhen me këtë shërbim. Ky zë përfshin edhe promovimin e mbrojtjes së mjedisit dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshme për sensibilizimin apo ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit.

Pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi një seri urdhër arrestesh për zyrtarë të Bashkisë, për abuzime me fondet për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, teksa me herët në gusht të këtij viti u vendos masa e sekuestros mbi “Integrated Energy B.V. S.P.V.”, kompania që zotëron koncesionin e inceneratorit të Tiranës. Ndërkohë koncensionari ka përfituar nga taksat e shqiptareve rreth 9,9 miliardë lekë rreth 95 milionë euro sipas të dhënave nga bilancet të dorëzuara nga Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Të dhënat nga bilancet tregojnë se Integrated realizoi 9,9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës 2017-2022, nga të cilat 24,7 miliardë leke (23,8 milionë euro ishin fitime).

Të ardhurat u rritën nga 1.2 miliardë lekë në vitin e parë të aktivitetit në vitin 2018, në 1.7 miliardë lekë në 2019-n dhe 2.3 miliardë lekë në 2020-n, për të kulmuar në 2.6 miliardë lekë në 2021, kur inceneratorit iu shtuan dhe plehrat e Durrësit, sipas të dhënave zyrtare në bilance. Bilanci i vitit 2022 nuk është publikuar ende, por nga të dhënat paraprake nga tatimet, të ardhurat janë rreth 2 miliardë lekë.

Në linjë me rritjen e të ardhurave janë shtuar ndjeshëm dhe fitimet, duke kulmuar në periudhën 2020-2022, në rreth 700-800 milionë lekë në vit. Norma e fitimit për këtë periudhë u luhat midis 31-35% (shiko tabelën: tregues financiarë të Inceneratorit të Tiranës).

Projektet e inceneratorëve do të mbahen mend për numrin e lartë të zyrtarëve publikë që shkuan para drejtësisë, por në të njëjtën kohë edhe si një precedent që, pavarësisht veprave penale që shkaktuan, u financuan nga buxheti i shtetit me taksat e shqiptarëve, në injorim të plotë të moralit qeverisës dhe ligjeve të shtetit./B.Hoxha/MONITOR

Previous Post

Horoskopi ditor: 19 Dhjetor 2023

Next Post

“Luizi ka kontribut shumë të vogël”, ja çfarë tha Efi për shtatzaninë e Kiarës

Next Post
“Luizi ka kontribut shumë të vogël”, ja çfarë tha Efi për shtatzaninë e Kiarës

“Luizi ka kontribut shumë të vogël”, ja çfarë tha Efi për shtatzaninë e Kiarës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al