Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Imuniteti i Berishës, nesër në Këshill. “Rithemelimi” proteston para Kryesisë së Kuvendit

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Imuniteti i Berishës, nesër në Këshill. “Rithemelimi” proteston para Kryesisë së Kuvendit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mesdita e së hënës pritet ta gjejë opozitën në mosbindje civile përpara Kryesisë së Kuvendit, teksa në një prej ambienteve të kësaj godine, Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00 për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Vetë Berisha nuk ka marrë ende një vendim nëse nesër do jetë përballë socialistëve dhe prokurorëve të SPAK-ut, apo do të përfaqësohet me avokatët e tij në këtë mbledhje.

Por në të gjitha daljet e tij publike, ish-Kryeministri ka deklaruar se protesta e thirrur nga opozita, edhe pse përkon me të njëjtën orë me mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, nuk ka aspak lidhje me vendimin që pritet të merret për fatin e imunitetit të tij.

Sipas Berishës, opozita do të protestojë të hënën për grushtin e shtetit brenda shtetit që Kryeministri Rama po bën duke marrë kompetencat e parlamentit përmes vendimeve antikushtetuese të SPAK-ut, që ai thotë se prokurorë e gjyqtarë po kërkojnë t’i imponojnë kuvendit në shkelje me ligjin themeltar të shtetit rëndimin e masës ndaj tij në arrest me burg, ose arrest shtëpie.

Pavarësisht vendimarrjes së nesërme të këshillit, ish-Kryeministri është shprehur se do ta njohë vendimin e Parlamentit.

Mbetet për t’u parë nëse ky vendim do merret vetëm me votat e 5 socialistëve apo atyre do t’u bashkohet edhe ajo e përfaqësuesit të lulzim bashës në këtë këshill, Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë në pikëpyetje është prezenca e anëtarëve të tjerë demokratë në këtë mbledhje, të cilët janë pjesë e akisonit të opozitës në kuvend, si Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi.

Për tubimin e thirrur nga demokratët, komisariatet e policisë do të jenë të hënën në gatishmëri dhe për mbarëvajtjen e tij. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka hartuar një plan masash me prezencë të shtuar të punonjësve të rendit në perimetrin ku do të mbahet protesta.

Krahas protestës së të hënës opozita ka paralajmëruar edhe një tjetër tubim përpara Parlamentit të enjten, ku me gjasë socialistët do të votojnë në seancë plenare dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-Kryeministrit Berisha.

Paralelisht me këto zhvillime, 28 deputetë të Rithemelimit teksa e cilësojnë në shkelje të ligjit themeltar të shtetit dhe një vendim të diktuar politikisht masën e dhënë nga SPAK-u ndaj Sali Berishës, iu drejtuan pak ditë më parë Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar togave të zeza pezullimin e masave shtrënguese ndaj ish-kryeministrit dhe interpretimin e nenit 73 të Kushtetutës, pika 2 e tij.

Previous Post

Aksident në Peshkopi, përplasen 3 makina

Next Post

Dashuria që u kthye në një tragjedi: Ai vdiq disa ditë pas dasmës

Next Post
Dashuria që u kthye në një tragjedi: Ai vdiq disa ditë pas dasmës

Dashuria që u kthye në një tragjedi: Ai vdiq disa ditë pas dasmës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Guri i Xhelatit dhe stolat e Ramës: Kur ftesa për dialog ngjan me një mesazh të errët politik

Guri i Xhelatit dhe stolat e Ramës: Kur ftesa për dialog ngjan me një mesazh të errët politik

October 22, 2026
“Skandaloze përdorja e plumbave të gomës”, deputetja e PS: Policia të mos dhunojë fëmijët

“Skandaloze përdorja e plumbave të gomës”, deputetja e PS: Policia të mos dhunojë fëmijët

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al