Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

VIDEO/ Vllaznia thellon krizën e Tiranës, mund bardheblutë dhe i arrin në renditje

Editor by Editor
in Sport
0
VIDEO/ Vllaznia thellon krizën e Tiranës, mund bardheblutë dhe i arrin në renditje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vllaznia ka siguruar fitoren e dytë radhazi në Superiore, duke u ngjitur përsëri përkohësisht në katërshen e parë të kampionatit. Një fitore me vlerë të dyfishtë për kuqeblutë, të cilët kanë mundur në kryeqytet Tiranën me shifrat 1-o.

Shkodranët ishin më kërkues në pjesën e parë teksa gjetën avantazhin me një penallti të Balajt, Më pas, ata u mbrojtën me shumë rregull, duke u munduar të mos lejonin bardheblutë të shënonin, Pasaktësia e këtyre të fundit para Qarrit bëri të vetën dhe kështu, sfida u mbyll me fitoren 1-0 të Vllaznisë e cila iu bashkua në kuotën e 23 pikëve pikërisht Tiranës.

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Vllaznisë.

90’+6’ Mala nis Salën në zonë dhe ky i fundit edhe pse i vetëm, gabon gjithccka duke dërguar sferën jashtë. (VIDEO)

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

90’ Një harkim në zonë gjen Kaina i cili gjuan me kokë, Haxhiu nuk ia del të devijojë dhe Qarri kontrollon në ufnd sferën. (VIDEO)

88’ Boshnjaku i lë vendin Salës në radhët e Vllaznisë. Ndërkohë Deliu i bën vend Tolës në radhët e Tiranës.

86’ Mala është kthyer në elementin më të rrezikshëm të kuqebluve që nga momenti kur hyri  në fushë. Një top i tij nga e majta devijohet nga Kozi.

83’ Top ne thellësi për Malën i cili nuk kontrollon siç duhet dhe Kozi devijon sferën që përfundon më pas jashtë.

82’ Haxhiu ka mundësinë të rrezikojë me një goditje dënimi nga e majta e sulmit, por harkon sferën direkt në duart e Qarrit.

79’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Lulaj i cili nuk gjen devijimin me roveshatë. Pastaj është Përgjoni i cili gjuan, pa gjetur portën me tentativën e tij. (VIDEO)

77’ Smajli ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Haxhiut.

76’ Çoba i lë vendin ne fushë Pusit në minutat e fundit.

68’ Mala merr vendin e Grudës në pjesën e mbetur të ndeshjes.

67’ Kaina me kokë fiton në duel ajror por nuk gjen portën e Qarrit. (VIDEO)

66’ Raste në të dy portat brenda pak sekondash, ku fillimisht Qarri bën një ndërhyrje vendimtare në zonën e tij e pastaj nga ana tjetër Gruda gjuan jashtë nga një pozicion i favorshëm. (VIDEO)

65’ Latifi dhe Lushkja i lënë vendin në fushë Jonuzit dhe Haxhiut për bardheblutë.

65’ Lulaj i afrohet barazimit me një devijim me thembër në zonë, Qarri ndërhyn në mënyrë instinktive dhe largon sferën. (VIDEO)

63’ Përgjoni ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

60’ Deliu nga ana tjetër gjendet në një pozicion të favorshëm ballor, gjuajtja e tij përsëri është e pasaktë dhe përfundon jashtë. (VIDEO)

59’ Boshnjaku provon të gjejë rrjetën me një gjuajtje nga rreth 25 metra, diagonalja e tij përfundon jashtë katërkëndorit të bardhebluve. (VIDEO)

52’ Shfaqet rrezikshëm edhe Abazaj në të djathtën, teksa provon të mposhtë Qarrin por gardiani ndalon gjuajtjen e tij. (VIDEO)

50’ Pasiguri në prapavijën e Vllaznisë, Latifi kalon Qarrin por pastaj nuk ia del të kthejë topin drejt portës dhe mbrojtja e kuqebluve largon rrezikun. (VIDEO)

46’ Menjëherë një top i gjatë i bardhebluve për Kaina, sfera kontrollohet qetësisht nga Qarri në zonë.

46’ Nis pjesa e dytë me një zëvendësim te Tirana ku Lulaj merr vendin e Najdovskit të dëmtuar.

45’+1’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Vllaznisë pjesa e parë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Lushkja ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Çobës.

44’ Gruda nis Çobën në të majtën, sulmuesi vonohet në zonë dhe as nuk gjuan e as nuk pason duke humbur rrezikshmërinë e aksionit.

43’ Diagonale tokazi e Alivodës nga e djathta, sfera përsëri përfundon jashtë katërkëndorit.

41’ Pas një goditje nga këndi, Alivoda me kokë tenton portën, pa arritur të shenjestrojë siç duhet duke çuar sferën jashtë katërkëndorit.

37’ GOOOL VLLAZNIA! Shënon Balaj me penallti.  (VIDEO)

36’ Penallti për Vllazninë! Pas një goditje këndi, Kaina prek topin me dorë dhe gjyqtari nuk heziton duke bërë shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

34’ Hoxhallari ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Grudës.

33’ Prej disa minutash luhet vetëm në gjysmëfushën e bardhebluve, me shkodranët që kërkojnë më shumë golin e avantazhit.

28’ Pas një goditje këndi, ka rrëmujë pranë portës së bardhebluve me topin që mbetet pak çaste para Kozit, por në fund mbrojtja largon rrezikun.

21’ Pas goditjes nga këndi, Juriç me kokë provon portën, pa gjetur katërkëndorin e Kozit.

21’ Çoba nga e djathta hyn në zonë e kalon Hoxhallarin, por Meta kthehet dhe largon topin në këndore.

15’ Tentativë e lehtë nga distanca e Deliut, Qarri kontrollon pa shumë probleme.

10’ Kozi largon një harkim në zonë, Smajli provon nga e djathta të gjuajë menjëherë në portë, por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

7’ Balaj ka mundësinë që të rrezikojë me një goditje dënimi ballore, topi ndalet nga muri mbrojtës.

3’ Menjëherë mundësi e rrezikshme për Tiranën pas një gjuajtje të fortë të Metës nga jashtë zonës, Qarri grushton e më pas Kaina çon topin jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Selman Stërmasi”.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Kozi, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Meta, Deliu, Lushkja, Latifi, Abazaj, Kaina.

Trajner: Julian Ahmataj

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Alivoda, Krymi, Boshnjaku, Çoba, Gruda, Balaj.

Trajner: Qatip Osmani

Previous Post

Shkoi për të peshkuar, mbytet në lumë 65-vjeçari – EMRI

Next Post

Rinis “vettingu” në Policinë e Shtetit. Nga e hëna…

Next Post
Rinis “vettingu” në Policinë e Shtetit. Nga e hëna…

Rinis “vettingu” në Policinë e Shtetit. Nga e hëna…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Çfarë hanin për mëngjes egjiptianët e lashtë?

Çfarë hanin për mëngjes egjiptianët e lashtë?

September 7, 2026
Vdekja e tre fëmijë shqiptarë në Amerikë, flet daja: Shpërtheu lodra që kishin lënë në karikim

Vdekja e tre fëmijë shqiptarë në Amerikë, flet daja: Shpërtheu lodra që kishin lënë në karikim

September 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al