Tuesday, June 10, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ja pse s’mund të hesht për Elton Qynon

Editor by Editor
December 16, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED
0
Ja pse s’mund të hesht për Elton Qynon
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Anila Hoxha
Unë nuk mund të hesht për Elton Qynon sepse kam te ngulitur ne mendje dy momente.
E para , rrefimi i tij krejt personal ; kur me tregoi se si teksa po investigonte për një aferë korruptive i ishte sygjeruar/ kërkuar/ këshilluar nga një prej ish shefave të tij që ta linte atë artikull se demtonte interesat e “ bossit”. Qyno nuk e braktisi kërkimin e botoi diku tjetër dhe nga ai “ hetim “ gazetaresk u godit një nga rrjetet shteterore të të bërit korrupsion.
Këtë moment e kam vleresuar së brendshmi , pa ja thënë asnjehere se ai veprim kembengules, per mua ishte tregues integriteti profesiona/ kurajoje dhe shembulli që i jep dinjitet misionit dhe njeriut.
Vecanerisht në një terren te veshtire si gazetaria
Momenti i dyte eshte ai i dites kur shkoi ne SPAK.
Po pinte kafe vetem, me nje molle ne dore ( se Eltoni e merr ushqimin me vete, ka dy femije dhe nje kredi) Pershendeti edhe prokurorin Behar Dibra qe ishte pak tavolina me tutje dhe u cua iku . Behar Dibra ishte ai prokuror qe nderkohe i kishte cuar ftesen per ta pyetur dhe as ai , as te tjeret , nuk e kuptuan se nderkohe halli me i madh i Qynos ishte ku ti fshihte telefonat.
Prokurori duhet ta kete kuptuar me vone se mbase gazetari i kish fshehur telefonat ne wc e atij bari ku paleve u shpeton ndonje detaj, pse jo edhe dosjesh!
“ Kam takim me nje burim me tha Qyno” dhe u largua nga bar Class , qe mesnaten e asaj dite ju shqye edhe depozita e ujit te tualetit , dyshuar si vendi i fshehjes se telefonave
Nuk u mburr qe me kane thirrur ata te akuzes.
As kerkoi ndihme.
As sensibilizim.
Nuk e ka kerkuar ende as pas sekuestrimit te telefonave, kontrollit fizik dhe te baneses dhe vendit te punes
Natyrisht qe e pyeta gjere e gjate Elton Qynon, mbi cdo moment nga publikimi i deshmise se Nuredin Dumanit , tek bisedat e Sky te njerezve te krimit, te zyrtareve te policise dhe te ndonje gjyqtari apo edhe ndokujt ne KLGJ qe ekspozohet ne Sky kur nje kriminel kerkon nje date gjyqi dhe emrin e gjyqtarit dhe me pas thote se “do pyese diku ne KLGJ se ka kontakte atje” . Paradoks i dhumbshem apo jo, se cfare transparance te hatashme ofrohet per kriminelet ne nje kohe kur gazetaret qarkullojne si pula pa koke, ne nje gjyqesor te shpartalluar qe nuk ofron vendime te zbardhura per mediat, me preteksin se nuk duhen prekur te dhenat personale. Dhe gazetaret vrapojne nen kete terr, duke i mbajtur fort pas burimeve , plotesisht te shenja per ta
Unë di dhe raste kur gazetarët kanë kërkuar informacion zyrtar për njerez potentë në krim dhe të nesermen jane tradhetuar nga institucioni , mbasi janë telefonuar dhe pikerisht nga ky personazh u është kërkuar llogari “ cfarë kërkon për mua”
Kjo është e verteta e tradhetimit të gazetarit shqiptar.
Tjetra është, braktisja e tij. Lenia vetëm
Meqënese flitet për gazetarë që kanë patur Sky, ( prokuroria ti vërë emer kësaj cështjeje, ti gjejë ata gazetare , të kontribuojë për të verteten), ja bëra pyetjen që me shqeteson kolegut
Elton -e pyeta a ke patur Sky, enchro?
Me pa i zhgenjyer dhe ma preu : – jo Anila. Kam patur nje telefon qe ma dhuroi tete vjet me parë pronari dhe aty kam gjithcka timen. Të profesionit, familjes dhe aksesin ne banke. Tek i dyti mbaja dokumentat , nje arkive e tere dosjesh qe pastaj i printoj, u vendos emrat ne krye dhe i ruaj dhe ne shtepi. Mi moren te gjitha !
Une e di se jam gazetare dhe ne shtepine time ka nje mal me dosje, ne zyre po ashtu. Dhe i kam fshehur pas kesaj qe i ndodhi Elton Qynos. Jam e vertete ne kete qe po them!! Koleget me pane se si disa dosje i “ pastrova” ne zyre, megjithese kam vite qe veproj me kunder masa , sikur dikush te jete duke me ndjekur per te zbuluar e marre ne qafe njerezit qe me besojne mua, flasin me mua dhe me tregojne dicka !
Une e di se sa i shqetesuar eshte Qyno për burimet sepse njeri prej tyre, prokuror kishte folur me te dy ditë me parë dhe e kishte zenë paniku. Me tregoi biseden me Qynon dhe heshta. Heshta sepse e di cdo te thote te te BESOJNE e te mos TRADHETOSH
Unë e di se cdo të thotë të gjurmohesh sepse duan te te zbulojnë burimet, një rrethi të ngushtë miqsh shumë muaj më parë ju kërkova të tregojmë vetem barsaleta në telefon.
Një nder ta ishte Pandi Gjata, që e kam shmangur në telefon për një kohë të gjatë mbasi i rrefeva gjurmimin që po me ndodhte për gjetjen e nje burimi
Problemin me të cilin po përballet Elton Qyno që përgjate një dite te tërë i është kerkuar burimi i lajmit, e kupton vetem nje gazetar . Cdo ditë që kalon, me telefona nën ekspertize,për një gazetar është sikur i kanë hapur zemrën për së gjalli dhe po i pickojnë cdo ind. E pyeta : Qyno cfare mendove kur te pyesnin për burimin? Me ftuan tha , shkova. Me thoshin : zoti Elton nuk kemi gjë me ty, sdo ikesh ptej ketej pa treguar burimin. Një ditë të tërë, ( në një rrefim që i takon gazetarit ta bëjë) atij ju kërkua me insistim burimi që nuk e dorezoi
“ Por tani do me largohen të gjithë – thotë- do kenë frikë se jam i përgjuar”!
Unë nuk e besoj që burimet do tremben. Por nuk e di nese do ndodhë e njëjta gjë me gazetaret që raportojnë për drejtesinë, prokurorinë dhe policinë.
Previous Post

“E vrave se…”, zbardhet dëshmia e Mjacajt. Rrëzohet pista se arma është futur me dron, dyshime për bashkëpunëtorë

Next Post

VIDEO/ Tomori-Vora, gjyqtari goditet në fushë

Next Post
VIDEO/ Tomori-Vora, gjyqtari goditet në fushë

VIDEO/ Tomori-Vora, gjyqtari goditet në fushë

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin

Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin

June 10, 2025
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Bujar Nasufit, ja çfarë pa bashkëshortja

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Bujar Nasufit, ja çfarë pa bashkëshortja

June 10, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al