Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

VIDEO/ Tifozët hyjnë në fushë, Partizani humb penallti në minutën 101

Editor by Editor
in Sport
0
VIDEO/ Tifozët hyjnë në fushë, Partizani humb penallti në minutën 101
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kukësi dhe Partizani kanë ndarë pikët në një barazim 1-1, në sfidën e parë të javës së 17-të.

Një sfidë që u ndez vetëm në minutat e fundit, me Beshirajn që kaloi në avantazh vendasit në minutën e 79’, ndërsa Mensah vendosi baraspeshën sërish vetëm një minutë më vonë.

Polemikat shpërthyen në minutat shtesë, me Shahinajn që akordoi një penallti për demat në minutën e 98’, gjë që solli dhe irritimin e tifozëve, të cilët hynë në fushë për protesta. Gjithsesi 11-metërshi u godit në minutën e 101’ nga Murataj, por me topin që u përplas në traversë.

Kështu Partizani merr barazimin e gjashtë radhazi në kampionat, duke vazhduar kështu në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Kukësi ngjitet momentalisht në vendin e 7-ë me 18 pikë.

KUKËSI 1-1 PARTIZANI

Beshiraj 79′ / Mensah 80′

NGJARJET KRYESORE

90+12′ Mbyllet sfida në barazimin 1-1!

90+11′ Murataj niset nga pika e bardhë dhe godet traversën. (VIDEO)

90+9′ Disa tifozë hynë në fushë. Duhet ndërhyrja e policisë. (VIDEO)

90+7′ Shahini akordon penallti pas konsultimit me VAR.

90+5′ Mensah përplaset me Tafas dhe të kuqtë protestojnë për penallti, me gjyqtarin që lë lojën të vazhdojë për momentin. Pritet vendimi nga VAR. (VIDEO)

90+1′ Murataj del i vetëm përballë portierit, por tentativa e tij shkon shumë afër me shtyllën. (VIDEO)

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Smajli provon me një goditje nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

86′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Keko dhe në vendin e tij futet Bircaj.

85′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Beshiraj dhe në vendin e tij futet Smajli.

80′ GOOOL PARTIZANI 1-1/ Antanaskoski kroson drejt zonës dhe Mensah godet me kokë duke e çuar drejt rrjetës. (VIDEO)

79′ GOOOL KUKËSI 1-0/ Topi ngel në zonë dhe gjen Beshirajn, i cili e shtyn drejt rrjetës. (VIDEO)

76′ Najare bën një lëvizje të bukur në zonë dhe godet me të majtën, por tentativa e tij shkon jashtë. (VIDEO)

62’ Largohen Cara dhe Mba, në lojë futen Mensah dhe Taipi.

61’ Salami bëhet gati të godasë drejt portës, Atanaskoski ndërhyn në momentin e duhur. (VIDEO)

56′ Beshiraj pretendon se u rrëzua në zonë dhe kërkon penallti. Arbitri vijon lojën (VIDEO)

55′ Rrapaj lë fushën e lojës, Murataj futet në vend të tij.

51′ Domi lë fushën e lojës, ka minuta për Najarën.

47’ Rivas gjuan drejt portës, Qirko bën një pritje të mirë. (VIDEO)

47′ Hadroj mbetet në dhomën e zhveshjes, zëvendësohet nga Zekolli.

46′ Nis pjesa e dytë, largohet Momoh dhe në lojë futet Domi.

45’+4′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës!

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

45’ Momoh largohet nga sfida, në lojë futet Duka.

43’ Mba gjuan me kokë drejt portës, por topi shkon jashtë.

41’ Murati pason për Beshirajn, ky i fundit godet por topi bllokohet nga muri mbrojtës. (VIDEO)

38’ Rrapaj shpërdoron mundësinë e artë për gol, gabon shënjestrën duke e dërguar topin jashtë. (VIDEO)

36’ Atanaskoski ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj një futbollisti të Kukësit.

28’ Salami pason për Da Motën, ky i fundit nuk arrin të shënjestrojë si duhet dhe humb rastin për të kaluar në avantazh ekipin e tij. (VIDEO)

27’ Janjeva pason drejt Hadrojt ky i fundit nuk arrin ta gjejë topin.

12’ Rrapaj lëshon predhën drejt portës, Tafas i kundërpërgjigjet me një pritje fantastike. (VIDEO)

11’ Keko ka një mundësi të mirë për të shfrytëzuar rastin, por Tafas arrin të mbyllë mjaft mirë. (VIDEO)

8’ Maget gjuan nga distanca, gjuajta e tij është totalisht e gabuar dhe topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)

4’ Murati dhe Keko përplasen në një dylyftim në ajër, futbollisti i Kukësit fashon kokën. (VIDEO)

2’ Rivas tenton të befasojë Qirkon, por topi përfundon shumë larg shtyllës së majtë.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Reçi, Lamçe, Lala, Murati, Momoh, Da Mota, Fejzaj, Salami, Rivas, Beshiaraj

Trajner: Stavri Nica

PARTIZANI: Qirko, Hadroj, Sota, Janjeva, Atanaskoski, Rrapaj, Mehmeti, Maget, Cara, Mba, Keko

Trajner: Arbër Abilaliaj

Previous Post

E pabesueshme/ Minuta e fundit, vetëm për vetëm me portierin, ja çfarë humb Murataj (VIDEO)

Next Post

Barazimi skandaloz i Partizanit, shpërthejnë tifozët: Ndeshje e shitur

Next Post
VIDEO/ Tifozët hyjnë në fushë, Partizani humb penallti në minutën 101

Barazimi skandaloz i Partizanit, shpërthejnë tifozët: Ndeshje e shitur

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksidentet rrugore rriten me 6% në 9 muaj, Tirana kryeson me 401 raste

Aksidentet rrugore rriten me 6% në 9 muaj, Tirana kryeson me 401 raste

October 27, 2026
Protestat në Shqipëri mbërrijnë në Vjenë, diaspora takon Kancelarin austriak

Protestat në Shqipëri mbërrijnë në Vjenë, diaspora takon Kancelarin austriak

October 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al