Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shpërndante drogë në gjimnaze, arrestohet 59-vjeçari

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Shpërndante drogë në gjimnaze, arrestohet 59-vjeçari
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dibër/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të megaopeacionit policor të koduar “Tempulli”, ndaj shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe atyre që tentojnë ta trafikojnë jashtë territorit të vendit.

Falë inteligjencës policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “BORDER“,  Strukturat e DVP Dibër goditën një rast të tentativës për të trafikuar kokainë me qëllim shitjen në doza në Maqedoninë e Veriut.

Vihet në pranga 59- vjeçari nga Dibra, i cili u kap në Pikën e Kalimit Kufitarë Bllatë, pas ndjekjes nga forcat Operacionale të DVP- Dibër.

59-vjeçari, rezultoi se e ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së kokainës dhe në qytetin e Peshkopisë në afrësi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 7 pako të mbushura me kokainë, si dhe dhjetra doza të tjera po me kokainë, gjithësej rreth 710 gram.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet Operacionale dhe ato të Hetimit të Narkotikëve në DVP Dibër, falë inteligjencës policore të siguruara se një shtetas po tentonte të trafikonte drejt Maqedonisë së Veriut një sasi kokaine, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “BORDER”.

Bazuar në inteligjencën policore forcat Operacionale kanë lokalizuar automjetin e  dyshuar me drejtues shtetasin R.Ç., i cili po qarkullonte nga qyteti i Peshkopisë në drejtim të PPK Bllatë dhe i janë vënë në ndjekje duke e mbajtur nën vëzhgim.

Në momentin që automjeti ka mbërritur në PKK Bllatë,  shërbimet Operacionale sëbashku me shërbimet e Policisë Kufitare Bllatë,  kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në automjet,   ku si rezultat kanë gjetur të fshehura dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ushtuar kontroll në banesën e drejtuesit të automjetit, ku gjatë kontrollit,  Policia gjeti 7 pako me lëndë narkotike kokainë, në total rreth 710 gramë kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me një sasi parash, 2 aparate celular, 1 peshore elektronike dhe automjeti tip “Sharon”, në pronësi të 59-vjeçarit.

Nga hetimet paraprake rezultoi se ky shtetas e ushtronte këtë veprimtari edhe në qytetin e Peshkopisë në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme dhe sëfundmi po tentonte të trafikonte kokainë në sasi të vogla  drejt Maqedonisë së Veriut me qëllim shitjen e saj në doza.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.Ç, 59 vjeç, banues në Peshkopi,  për veprën penale  “Trafikim i narkotikëve”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

E gjithë Rumania në “këmbë”, humbet 24-vjeçari shqiptar

Next Post

Toka nuk gjen qetësi, tërmet 6.2 ballë. Ja ku ishte epiqendra

Next Post
E fundit/ Tërmet 6.6 ballë, pritet më e keqja

Toka nuk gjen qetësi, tërmet 6.2 ballë. Ja ku ishte epiqendra

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al