Saturday, October 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

GJKKO kalon për gjykim çështjen ndaj Safet Gjicit dhe Alma Kaçit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
GJKKO kalon për gjykim çështjen ndaj Safet Gjicit dhe Alma Kaçit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme (GJKKO) pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe kaloi për gjykim dosjen ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit dhe Alma Kaçit.

GJKKO me trupë gjykuese Atalanta Zeqirin pranoi kërkesën e përfaqësueses së akuzës Manjola Kajana për ta kaluar dosjen për gjykim për veprat penale ‘korrupsion pasiv’ sa i përket Gjicit dhe ‘korrupsion aktiv’ për Kaçin. Gjithashtu GJKKO pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar, por jo atë për pushim të akuzave.

Në seancën me dyer të mbyllura, Kaçi iu ka qëndruar deklarimeve të mëhershme, duke thënë se kishte sinjalizime se pushtetari vendor abuzonte me detyrën dhe kishte vendosur të kryente skenarin për të provuar dyshimet, sipas saj, përmes një investigimi.

“Kisha dëgjuar dhe marrë informacione se zyrtarë të tillë kryenin veprime në shkelje të funksionit, përfshirë edhe Gjicin. Vendosa të bëj një investigim, nuk kisha aspak qëllim të përfitoja tender apo ndonjë favor të tillë. Doja vetëm të faktoja se si zyrtarët e lartë abuzojnë me detyrën”, tha Kaçi në gjyq.

Ndërkohë Gjici tha se skenari është i sajuar duke mos kursyer as akuzat.

“Nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë firmë a vendim që të provojë se e kam kryer veprën penale. Është çështje e sajuar nga ushtarë politikë”, tha Gjici.

Kujtojmë se vetëm pak javë pasi ishte rikonfirmuar për herë të dytë si kryebashkiak i Kukësit, Safet Gjici u përfshi në një skandal seksual në zyrën e punës, ku kryente marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin.

Në kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim, ndryshe nga pretendimet e Gjicit, thuhet se është provuar fakti se zyrtari pranon ndihmën e kërkuar nga Alma Kaçi për ta paraqitur projektin e saj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Sipas SPAK, që mbylli hetimet disa ditë më parë, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Kukësit.

Previous Post

Zbulohet vajza misterioze që Mozzik publikoi në Instagram

Next Post

Supriza, disa nga VIP-at që do të hynë në BBV sezonin që nis

Next Post
Supriza, disa nga VIP-at që do të hynë në BBV sezonin që nis

Supriza, disa nga VIP-at që do të hynë në BBV sezonin që nis

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

October 24, 2026
E rëndë/ Protestuesi në Tiranë qëllohet me fishek gome në sy

E rëndë/ Protestuesi në Tiranë qëllohet me fishek gome në sy

October 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al