Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Doja gol për Shqiprimin”, Taipi: Sali u tregua i zoti, me Tiranën si në derbin e parë

Editor by Editor
November 29, 2023
in Sport
0
“Doja gol për Shqiprimin”, Taipi: Sali u tregua i zoti, me Tiranën si në derbin e parë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani mori dje barazimin e dytë radhazi, këtë herë përballë Dinamos. Gjelbrim Taipi ishte një nga lojtarët më aktivë, me Salin, që i mohoi golin në një moment të rrezikshëm në start.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori analizon ndeshjen, ku shprehet se duhej të kishin marrë më shumë. Shqiptari nga Kosova flet edhe për mungesat, që sipas tij, nuk duhet të jenë një justifikim. Në fund nuk mungon një koment për derbin me Tiranën, ku shpreson që t’i ngjajë atij të parit, i fituar me shifrat 2-1.

Si e përkufizoni këtë ndeshje në tërësinë e saj?

Në pjesën e dytë çaluam pak, ndoshta ndikoi edhe lodhja, duke bërë dallimin në krahasim me pjesën e parë, pasi intensiteti ishte mjaft i lartë dhe kërkonim ta mbyllnim ndeshjen, mirëpo nuk ia dolëm. Edhe ekipi i Dinamos ishte vendosur shumë mirë mbrapa, duke na lënë pak hapësira për të krijuar raste të pastra.

Sa e vështirë ishte ta përgatisnit këtë ndeshje me kaq shumë mungesa?

Ne jemi mësuar me mungesat, por tani u bënë pak si shumë. Dy qendrat e mbrojtjes, Preka dhe Bytyçi, ishin koaliduar shumë mirë. Tani është shtuar edhe Cara me Bintsukën, që kanë bërë shumë punë, kanë arritur të shënojnë shumë gola dhe kanë qenë pikë referimi. Nuk do të justifikohemi, sepse janë kthyer Mba dhe Da Silva, që tentojnë të na ndihmojnë, megjithëse nuk janë në 100%- shin e tyre. Mirëpo shpresojmë që në derbi të rikthehen edhe Cara e Binstuka.

E nisët ndeshjen me një rast shumë të mirë, por Sali ua mohoi golin…

Po, është e vërtetë. Portieri e bëri punën e vet shumë mirë. Unë vendosa të gjuaj në atë pozicion, pasi zakonisht portierët vendosen në anën tjetër të portës. Desha ta gjuaj te cepi lart, por portieri ishte aty dhe e bëri detyrën. E doja një gol, por Sali ishte në vendin e duhur. Do të doja të shënoja në këtë sfidë, pasi në tribunë ishte vëllai dhe doja t’ia dedikoja atij golin. Fatkeqësisht, nuk ndodhi këtë herë.

Çfarë shije ju lë ky barazim ndaj Dinamos?

Të vjen keq, sepse kur arrin një periudhë që vetëm fiton, egoja e ekipit rritet dhe në çdo ndeshje futemi për fitore, pasi mendoj se kemi shumë futbollistë cilësorë. Të vjen keq, por futbolli i tillë është dhe nuk mund të fitosh çdo ndeshje. Tani të fokusohemi në ndeshjen e radhës dhe shpresoj me fitore.

Ama ndeshja e radhës nuk është si gjithë të tjerat, pasi luani ndaj Tiranës. Sa të vështirë e prisni?

Normalisht, është një derbi. Për fat të mirë e luajta derbin e shkuar, ishte një atmosferë e mrekullueshme. Ju që i ndiqni gjithnjë për shkak të profesionit tuaj, i njihni më mirë këto ndeshje, kështu që impenjimi dhe kushtet do të ndryshojnë. Do të ketë më shumë tifozë dhe lojtarët do të nxiten akoma më shumë për të dhënë maksimumin e tyre. Ekipi që do të gabojë më pak, do të fitojë.

E gjeni Tiranën “përgjumësh”, si ndikon ky fakt?

Nuk mund të them se ndikon, sepse në derbi situata ndryshon, harrohen të gjitha. Çdo futbollist mundohet të japë maksimumin, si nga Tirana, ashtu edhe nga skuadra jonë. Është një ndeshje 90 minuta. Ata mund të kenë një rënie psikologjike apo diçka tjetër, por mendoj se do ta përgatisin mirë ndeshjen. Ne nuk na intereson gjendja e tyre, do të futemi për të dhënë maksimumin. Shpresoj të jetë si në derbin e parë dhe të dalim me fitore.

Previous Post

Ekskluzive/ Shkarkohet Alfred Peza nga Radio Televizioni Shqiptar?!

Next Post

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta futbollisti 25-vjeçar

Next Post
EMRI+FOTO/ Ndahet papritur nga jeta në moshë të re zyrtarja në Bashkinë e Krujës

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta futbollisti 25-vjeçar

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

May 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

May 9, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al