Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Procesi Partizani/ Furi sulmesh ndaj dy gjyqtareve “të posaçme”

Editor by Editor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Procesi Partizani/ Furi sulmesh ndaj dy gjyqtareve “të posaçme”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dy gra që kanë kanë pasur në dorë gjykimet paraprake për dosjen e nxehtë të klubit Partizani, Irena Gjoka dhe Iliriana Oldashi, po gjenden në një valë të paimagjinueshme sulmesh nga të dyja krahët e politikës. Emrat e këtyre dy gjykatëseve të gjykatës së posaçme kishin përmbytur sot faqet e shtypit, duke u akuzuar si të anëshme dhe me vendime të marra në konflikt interesi.

Fillimisht Irena Gjoka la të pandryshuar kërkesën e SPAK, për të kufizuar lirinë e lëvizjes së Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Që prej asaj dite, vendimi i saj për të shmangur një votim parlamentar, ku të diskutohej imuniteti i deputetit Berisha, e ka kthyer atë në target sulmi. Vetë ish presidenti dhe ish kryeministri e akuzon se ajo duhej të jepte dorëheqjen nga ky proces, pasi kur ka qenë kryetar shteti në 1996, ai e ka shkarkuar atë nga gjykatëse. Nga ky moment dhe prej publikimit të dokumentit të shkarkimit, mediat pro opozitare e bombardojnë ditë pas dite zonjën Gjoka.

“E denoncuar nga avokati Genc Gjokutaj dhe mediat se është shkarkuar nga ish Presidenti Sali Berisha në vitin 1996, në cilësinë edhe të kryetarit të Këshillit të Lartë te Drejtësisë, Gjoka vijon të heshtë”, thuhej në një tekst të përafërt të rimarë si me buton nga disa media këtë të hënë. Madje ato i kanë ngritur edhe tri pyetja të mbetura pa përgjigje gjyqtares Irena Gjoka : A jeni shkarkuar nga Berisha në vitin 1996?

A paraqet konflikt interesi çështja që ju keni në shqyrtim sot?

Pse ua keni fshehur organeve të vetingut këtë informacion?

Por ndërkohë që kolegia e saj gjendej nën furinë e mediave opozitare, Iliriana Olldashi ka marrë sulme nga krahu i kundërt pas vendimit për të nxjerrë nga burgu dhe duke lënë në arrest shtëpie, Jamarbër Malltezin. Fillimisht gjyqtarja Olldashi, emri i së cilës u bë i njohur për bllokimin dhe sekuestrimin e serverave dhe celularëve të LAPSI.AL, në skandalin e patronazhistëve, u akuzaua se për personazhe të tjerë të së majtës kishte dhënë masa më të rrepta sesa ndaj Jamarbër Malltezit. Më pas, në mediat pranë pushtetit u botua një dokument ku zbulohej se Olldashi kishte blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish- kompleksi Partizani nga kompania ‘Homeplan’ dhe ‘Kontakt’.

Apartamenti (91.6 metra katror me çmimin në total 65 mijë euro), sipas dokumentit, qe blerë në vitin 2015. Sipas mediave pranë pushtetit, Iliriana Olldashi do të duhej ta kishte deklaruar këtë konflikt interesi duke abstenuar nga procesi i Apelit përmes të cilit i dha Jamarbër Malltezit ‘arrestin në shtëpi’.

Sipas pretendimit, ky konflikt mund të ketë prodhuar një masë më të butë nga gjyqtarja, aq më tepër se deri më sot nuk kishte ndodhur kurrë më parë që GJKKO të kishte ndryshuar masën e ‘arrestit nga burgu’, në ‘arrest shtëpie’. Vendime të tilla janë refuzuar përherë si për shembull për Vangjush Dakon, Safet Gjicin, Fatos Tushen, Fredi Bejlerin dhe ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi, për të cilët GJKKO ka vendosur masë arresti me burg.

Pra, sikurse shihet, afera e privatizimit të klubit Partizani po prodhon presion mbi gjykatën cilatdo qofshin vedimet që marrin trupat e saj. Nga njëra anë këto fushata mund të interpretohen si një trysni e politikës që e ndjen se po humbet kontrollin mbi drejtësinë. Por ama nga ana tjetër, mund të jetë i pranueshëm edhe versioni i kundërt: ai se drejtësia e re nuk po bind askënd dhe se vendimet e saj janë vështirësisht të pranueshme. /Lapsi.al/

Previous Post

Jo 28 por 23, tani nis puna më e vështirë për Sylvinhon

Next Post

“Qetësohuni lepuj”, komenti i Ballist Morinës që shfazon serbët

Next Post
“Qetësohuni lepuj”, komenti i Ballist Morinës që shfazon serbët

“Qetësohuni lepuj”, komenti i Ballist Morinës që shfazon serbët

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al