Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dëshmi tjetër tronditëse për stafin e “Stinët”, nëna: Fëmijës iu mavijos veshi, më thoshte se ia ka shkulur sanitarja

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dëshmi tjetër tronditëse për stafin e “Stinët”, nëna: Fëmijës iu mavijos veshi, më thoshte se ia ka shkulur sanitarja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas denoncimit të emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan në lidhje me dhunën e ushtruar nga edukatorja ndaj 3-vjeçares, një tjetër dëshmi e një nëne ka mbërritur në redaksinë e këtij emisioni sërish për kopshtin “Stinët”.

Denoncuesja tregon se e kishte fëmijën në këtë kopsht për rreth një vit. Ajo thotë se e mori një ditë djalin me vesh të mavijosur dhe fëmija i tha se ia kishte shkulur sanitarja.

Por nga ana e kopshtit ju tha së fëmija ishte bërë me bojë dhe megjithë insistimet e nënës, nuk ia lejuar që të shikonte pamjet gjatë ditës për të kuptuar më qartë atë që kishte ndodhur. Ajo tregon se mavijosja në veshin e fëmijës së saj vazhdoi për një javë të tërë.

 

Denoncuesja: Kam pasur fëmijën për rreth 1 vit tek ky kopsht. Kam pasur dyshimet e mia për mënyrën se si trajtoheshin fëmijët aty sepse më ndodhi një rast që fëmija më erdhi me një shenjë tek veshi dhe fëmija pretendonte që i ishte shkulur veshi, ndërkohë që nga edukatorja dhe nga sanitarja që ishin prezentë në atë moment, thoshin që “ jo, e ka bërë me bojë duke ngjyrosur”, ndërkohë që ishte mëse e dukshme që ka pasur dhunë pasi për 1 javë vazhdoi mavijosja.

Gazetari: Dhe ka ndodhur nën kujdesin e cilës edukatore?

Denoncuesja: Ka qenë edukatorja tjetër e cila e ka emrin edukatore Ola. I kërkova me shumë edukatë drejtoreshës që të më vendosë në dispozicion kamerat, por nga ana e saj pata vetëm justifikime dhe në atë kohë u ndërrua edukatorja e djalit dhe nuk kishte më të njëjtën edukatore pas ngjarjes dhe pas asaj ngjarje, vjen edukatore Lina. Më ndodh njëherë tjetër që dëgjoj që ju ngrit zëri fëmijës kur unë po shkoja për ta marrë. Isha tek shkallët. Mësuesja i bërtiti “fillove prapë ti?”, por ishte një ulërimë, nuk e di…

Gazetari: Jeni duke folur për të njëjtën edukatore që ka dalë edhe në transmetimet tona apo jo?

Denoncuesja: Po.

Gazetari: Sa kohë ka qëndruar fëmija juaj me këtë edukatore?

Denoncuesja: 2-3 muaj. Në momentin që shkon dhe e merr i ati, ditën që ndodhi tërheqja e veshit, thanë që “është bërë me bojë”. Fëmija kur futet në makinë, fillon dhe qan me të madhe “pse nuk më besoni ju mua? Mua ma ka tërhequr sanitarja veshin” dhe ngulte këmbë. Realisht nuk donte që të shkonte, thoshte që “nuk dua të shkoj”. Mund të ishte menaxhuar dhe distancuar në vend që ta fshihte ngjarjen. Fakti që unë kam kërkuar 2 herë kamerat dhe më është mohuar aksesi për të parë kamerat, atëherë ka pasur gjëra të tjera që mbase nuk donin që prindërit t’i shikonin sepse nuk e shpjegoj dot ndryshe. E largova sepse është ajo frika që nëse ndodh diçka, prindërit pastaj nuk përmbahen. Përderisa gjëja degradon në dhunë fizike, nuk besoj se dhuan verbale është një gjë jashtë normales./tvklan.al

Previous Post

Aksidenti me vdekje në Kavajë, shofere ish-gruaja e Elvis Roshit

Next Post

Pas 5 vitesh, Irma dhe Eranda Libohova performojnë bashkë

Next Post
Pas 5 vitesh, Irma dhe Eranda Libohova performojnë bashkë

Pas 5 vitesh, Irma dhe Eranda Libohova performojnë bashkë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al