Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Duamena tjetër nivel”, Malota në prag të duelit me Partizanin: I ndalim “demat”, Rrapaj më i rrezikshmi

Editor by Editor
in Sport
0
“Duamena tjetër nivel”, Malota në prag të duelit me Partizanin: I ndalim “demat”, Rrapaj më i rrezikshmi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Egnatia do të tentojë të ndalë hapin galo pant të Partizanit të shtunën në stadiumin “Arena Egnatia” në orën 13:30. Dy ekipet më në formë të këtij sezoni dhe që kryesojnë tabelën e klasifikimit do të përplasin “brirët” për t’i treguar forcën njëra-tjetrës.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, mbrojtësi i rrogozhinasve, Renato Malota, shprehet se Egnatia do të tentojë fitoren kundër Partizanit, si për të treguar forcën e saj dhe faktin se kryeson me meritë në këtë edicion futbollistik.

Malota, keni pasur dhimbje në kofshën e majtë, si ndiheni momentalisht?

Kam marrë një goditje në kofshë në sfidën kundër Erzenit dhe për dy ditë jam stërvitur individualisht për të mos rrezikuar. Momentalisht ndihem mirë, pasi jam stërvitur rregullisht me grupin dhe fatmirësisht nuk ndiej dhimbje.

Luani kundër Partizanit, që po kalon një moment fantastik. Çfarë prisni nga ky duel?

Partizani, përtej formës që po kalon, është një emër i madh i futbollit shqiptar. Do të jetë një përballje delikate për të dyja ekipet, ku çdo rezultat do të prodhojë lajm. Në fushë do të luajnë dy ekipet që jo vetëm kryesojnë, por edhe kanë treguar se kanë diçka më tepër në fushën e lojës të paktën në këto 12 javë kampionat. Përtej respektit për kundërshtarin, Egnatia do të futet në fushë për 3 pikët. Besoj dhe gjykoj se i kemi të gjitha mundësitë dhe kapacitetin që të mundim këdo dhe kudo, pavarësisht formës që ekipet kundërshtare kanë.

A e shikoni Partizanin si rivalin kryesor në garën për titullin kampion?

Partizani është një fanellë e rëndë dhe kampion në fuqi. Një skuadër e ndërtuar mirë, me lojtarë cilësorë, që po bëjnë mirë. Jo më kot ndodhen me ne në krye të klasifikimit. Ata janë pa diskutim ekipi për t’u mundur. Nuk dua të lë mënjanë Tiranën, që po ashtu është ndërtuar për të fituar titullin dhe ka lojtarë, që kanë bërë vërtet mirë në vitet e fundit. Mendoj që do të jetë një garë treshe këtë sezon, ku përtej ekipeve të kryeqytetit, është edhe Egnatia aty për të ngritur lart titullin në fund të sezonit.

Sa do të ndikojë mungesa e Fangajt në mbrojtje?

Fangaj është një lojtar që ka bërë mirë duke luajtur titullar, por tek Egnatia forca është grupi dhe jo individi. Pak rëndësi ka nëse mungon Fangaj, Malota apo Duamena. Kemi treguar që fitojmë pavarësisht mungesave, pasi ne funksionojmë si një trup i vetëm në fushën e lojës. Ekipi ka cilësi dhe alternativa për të zëvendësuar këdo.

Cilit futbollist i druheni më shumë te Partizani?

Respekt për këdo, por nuk i druhem askujt. Lojtari, i cili besoj se bën diferencën te të kuqtë, është Rrapaj. Megjithatë, ata kanë disa futbollistë, të cilët mund të bëjnë keq në çdo moment. Ne do të bëjmë lojën tonë dhe jam i bindur se do të dalim me kokën lart nga fusha e lojës.

Keni luajtur me dy futbollistë me parametra si Ekuban e Duamena. Cili është më i fortë?

Janë dy lojtarë, që kanë treguar cilësi të admirueshme. Me Kaleb Ekuban ishin pranë titullit në sezonin 2016-2017 me Partizanin, por Rafael Duamena është tjetër nivel. Nuk kam luajtur më parë me një futbollist me karakteristikat e tij në futbollin shqiptar. Mjafton të shikosh se sa efikas është në fushën e lojës duke i bërë shpeshherë gjërat e thjeshta. Një futbollist me parametra fizikë, i shpejtë, gjakftohtë para portës dhe shumë altruist në fushën e lojës.

Çfarë u premtoni tifozëve rrogozhinas?

Tifozët janë mbështetja jonë më e madhe. Gjej rastin t’i falënderoj që na mbështesin dhe inkurajojnë gjithmonë, përtej rezultateve. I premtoj se do të bëjmë maksimumin për t’i kënaqur sadopak ata. Ftoj këdo që të jetë në stadium të shtunën kundër Partizanit me qëllim për ta kthyer atë pasdite në një ditë feste. Bashkë jam i bindur se do t’ia dalim për të bëra gjëra të mëdha.

 

Previous Post

“Fundi dihet pavarësisht se çfarë ndodh”, Duro: Skema zbehu Superioren, Partizani i kompletuar

Next Post

Mori 20 mijë Lekë për 4 vota, dënohet me 8 muaj burg lezhiani

Next Post
Mori 20 mijë Lekë për 4 vota, dënohet me 8 muaj burg lezhiani

Mori 20 mijë Lekë për 4 vota, dënohet me 8 muaj burg lezhiani

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh/ SPAK nis verifikimet, sekuestrohen përgjimet

Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh/ SPAK nis verifikimet, sekuestrohen përgjimet

September 9, 2026
Ngërçi i pagave përshkallëzon bojkotin në gjykata, protestë në Fier, Lushnjë dhe Vlorë

Ngërçi i pagave përshkallëzon bojkotin në gjykata, protestë në Fier, Lushnjë dhe Vlorë

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al