Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Fundi dihet pavarësisht se çfarë ndodh”, Duro: Skema zbehu Superioren, Partizani i kompletuar

Editor by Editor
in Sport
0
“Fundi dihet pavarësisht se çfarë ndodh”, Duro: Skema zbehu Superioren, Partizani i kompletuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shpëtim Duro prej afro një viti, pasi u largua nga Egnatia, drejton në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ku ka shkruar historinë për Strugën, duke u shpallur kampion dhe shkuar deri në “play off” të Ligës së Konferencës. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-trajneri i Partizanit dhe një sërë ekipesh të tjera në Superiore e jo vetëm, flet për Strugën, por i bën edhe një analizë Superiores dhe Partizanit, klubit ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij sportive. Ai shprehet se skema i ka hequr emocionet kampionatit, teksa “demat” i sheh si ekip të kompletuar.

Sezoni i dytë juaji te Struga pas titullit dhe aventurës së suksesshme në Europë. Si po shkon ky bashkëpunim?

Është sezoni i dytë. I pari ishte fantastik me kurorëzimin e titullit kampion dhe në arritjen deri në “play off”-in e Ligës së Konferencës. Janë dy momente historike, që nuk do të harrohen lehtë për një klub si Struga. Sigurisht, edhe në këtë sezon, deri në këtë moment bashkëpunimi po shkon mirë në të gjitha aspektet.

Morët një fitore me shumë vlera ndaj Shkëndijës dhe tani jeni pranë kreut. Mund ta përsërisni suksesin e vjetshëm?

Po, arritëm një fitore ndaj një kundërshtari me traditë në futbollin e Maqedonisë, siç është Shkëndija. Arritëm një fitore shumë të rëndësishme dhe të merituar dhe kjo bën që të jemi pretendentë kryesorë për titullin, së bashku me ekipin tetovar dhe Shkupin. Mendoj se do të jetë një luftë treshe deri në përfundim të kampionatit.

Si ju duket ky sezon i Superiores? Janë të dukshme diferencat mes ekipeve?

E ndjek shumë edhe Kategorinë Superiore, është më se normale, por mund të them se e ka humbur disi atë emocionin dhe rivalitetin për shkak të formulës, dihet tani. Skuadra me traditë, siç janë Partizani dhe Tirana sidomos, sido që të shkojë puna, ato do të jenë në katërshe dhe humbjet e shumta nuk kanë ndonjë ndikim. Kjo mendoj se e ul interesin dhe bukurinë e kampionatit.

Previous Post

“Qava sot”, Turjan Hysko thellësisht i prekur për dhunën ndaj 3-vjeçares

Next Post

“Duamena tjetër nivel”, Malota në prag të duelit me Partizanin: I ndalim “demat”, Rrapaj më i rrezikshmi

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës mohon lidhjen me videon intime dhe paralajmëron padi ndaj dy personave

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës mohon lidhjen me videon intime dhe paralajmëron padi ndaj dy personave

October 26, 2026
Zbulohen 20 emrat që mbetën jashtë garës për ‘Topin e Artë’, kaosi në Londër shtyn me 30 minuta ceremoninë

Zbulohen 20 emrat që mbetën jashtë garës për ‘Topin e Artë’, kaosi në Londër shtyn me 30 minuta ceremoninë

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al