Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Ëndrra e një çifti në Gaza që u shkatërrua nga lufta

Editor by Editor
October 28, 2023
in BOTË
0
Ëndrra e një çifti në Gaza që u shkatërrua nga lufta
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ahmedi dhe Suwar kishin gjatë që prisnin 19 Tetorin. Të mbërthyer nga emocionet dhe gëzimi ata kaluan muajt e fundit në përgatitjen e asaj që do të ishte dita më e lumtur për familjet e tyre, ditën që të dy më në fund mund të martoheshin dhe të krijonin një familje.

Por shpresat e tyre u shuan në fillim të muajit kur filloi lufta midis Izraelit dhe  militantëve të Hamasit.

“Kishim planifikuar që festimet e dasmës  të mbaheshin  më 19 tetor, siç thuhet  edhe këtu në festë. Disa ditë para dasmës shpërtheu lufta, sulmet dhe shpërngulja në jug të Gazës. Pra, kjo ftesë e dasmës nuk ka më rëndësi. Dasma është e mbyllur për shkak të izraelitëve, jeta jonë ka ndalur, shtëpia jonë është mbyllur. Ata  vodhën gëzimin e shumë të rinjve si unë”, thotë ai.

Banor i  qytetit Khan Younis, në jug të rripit të Gazës, Ahmed  shkoi pas konfliktit dhe për të marrë partneren dhe familjen e saj nga Beit Lahia, në anën e kundërt të enklavës.

“Në fillim mora telefonin për të lajmëruar  të fejuarën time, thirra partneren dhe familjen time në veri, më pas vëllezërit e motrat e mia të cilët i solla këtu. Në atë moment nuk munda ta kontrolloja veten sepse goditjet ishin më intensive në veri prandaj na duhej të zhvendoseshim në një zonë më të sigurt. Në atë moment na u desh të kërkonim një makinë sepse donim t’i sillnim këtu me mua në jug. Edhe kur më në fund arritëm të merrnim një makinë për t’i sjellë këtu sërish kishte sulme ajrore. Ata na sulmuan me një avion  F-16, makina u shkatërrua para Suëarit, e cila filloi të bërtiste dhe u tremb”.

Safi, 30 vjeç, dhe familja e saj nga Rripi verior i Gazës tani janë zhvendosur dhe jetojnë në një tendë në një  qëndër të Organizatës së  Kombeve të Bashkuara në Khan Younis në Gazën jugore.

Ahmed Safi, nga Khan Younis, ende jeton me familjen e tij dhe çifti rrallë e shohin njëri-tjetrin për shkak të konfliktit.

“Fatkeqësisht ne përfunduam duke u zhvendosur në kampet e refugjatëve në vend që të martoheshim me të fejuarën time me një fustan të bardhë. Shkova në kampin e refugjatëve dhe u bë një ditë e trishtuar për mua, më shkatërroi emocionalisht dhe fillova të qaja sepse supozohej të ishte dita ime e dasmës. Të gjithë më thoshin, është mirë dhe të kemi besim, ky është fati ynë dhe ne duhet ta pranojmë. Nuk di çfarë të them, lufta shkatërroi gjithçka që kishim shpresuar, ëndërruar, dhe na mori shumë”.

E reja palestineze shprehet se lufta shkatërroi ditën e tyre më të bukur.

“19 Tetori duhej të ishte një ditë e gëzuar, një ditë për të cilën u emocionova, ditë që duhej të isha nusja e parë në familjen time dhe u bë një ditë e trishtuar për mua. Pati masakra atë ditë. Nuk pata fatin ta përjetoja atë gëzim”.

“Si një 30-vjecar po e prisja  me padurim ditën e dasmës. 19 tetori u shndërrua nga një ditë e gëzueshme në një ditë plot trishtim, shkatërrim dhe vdekje. E fejuara ime erdhi nga veriu, nga Beit Lahia në Khan Younis në jug. Ajo, dhe e gjithë familja e saj dhe gjithashtu shumë familje të tjera u zhvendosën”.

Edhe në Izrael familjarët e personave të rrëmbyer nga militantët e Hamasit janë në ankth për fatin e të dashurve të tyre.

Këta  arush të mëdhenj pelushi, shkaktuan dhimbje dhe lot në mesin e kalimtarëve të rastit në një shesh qëndror të Tel Avivit.

Fotot e fëmijëve të rrëmbyer iu bashkëngjitën secilit arush pelushi, duke filluar nga foshnjat tek adoleshentët që mbahen nga militantët e Hamasit.

“Shumë keq  që  shoh fëmijë të  vegjël. Nuk e besoj. Nuk e besoj, vërtet! Njerëzit janë kafshë. Si mund ta bëni një gjë të tillë, të vrisni fëmijët, prindërit? Çfarë mund t’ju them? E shoh dhe dua të qaj”.

Kalimtarët u ndalën për të fotografuar ekspozitën e rrallë në Tel Aviv, disa shpërthyen në lot, ndërsa të tjerë shprehën dhimbjen e tyre dhe i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë në sjelljen e pengjeve të mbajtura në Gaza në shtëpi.

“Kur e shoh këtë më kujton pse jam në ushtri dhe për çfarë po luftoj dhe çfarë po mbroj. Dhe nuk ka fjalë që mund të përshkruaj se sa e tmerrshme është kjo. Duke parë fëmijë të pafajshëm që nuk kanë bërë asgjë të keqe përveçse ishin në shtëpitë e tyre në Izrael, në atdheun e tyre. Asgjë nuk  është më e keqe se rrëmbimi dhe dhunimi brutal, masakrimi dhe vrasja e njerëzve të pafajshëm që nuk bënë asgjë të keqe. Asgjë nuk mund ta shpreh atë skenë. Unë mendoj se  sjellja e arushëve dhe vënia  e këtyre fotove të pengjeve është kaq e fuqishme,  dhe ne izraelitët kemi shumë  nevojë që bota të jetë pranë nesh tani. Ne kemi nevojë që bota të na mbështesë, të mbrohemi. Kemi nevojë që bota të dijë të vërtetën. Dhe kjo është e vërteta se ka fëmijë të pafajshëm, të rritur, gra që nuk kanë bërë  asgjë të keqe, që u masakruan atë të shtunë dhe ende ndihen të pasigurt. Të gjithë këtu ndihen të pasigurt, madje edhe në Tel Aviv”.

Një ekpozitë e ngjashme u zhvillua edhe në një universitet të Tel Avivit.

Fotot e njerëzve që vdiqën, u rrëmbyen ose janë zhdukur pas sulmeve të 7 tetorit, mbushën 1300 vendet e një auditori të një kampusit universitar, një hapësirë ​​që zakonisht përdoret për ceremonitë e diplomimit dhe evente të tjera.

“Ajo që po shihni këtu është, do të thoja një instalacion vërtet rrënqethës që u krijua nga studentët tanë. Ky është universiteti kryesor në Tel Aviv. Ata vendosën ta përdorin këtë hapësirë të auditorit tonë kryesor në kampus i cili zakonisht na shërben për diplomime dhe ngjarje të tjera në kampus për të vendosur foto të atyre që u vranë, u rrëmbyen apo u zhdukën nga 7 tetori”.

Përveç familjeve të pengjeve, edhe udhëheqësit e shumë vendeve të botës kanë bërë thirrje për mbrojtjen e jetëve civile dhe lirimin e pengjeve që mbahen nga militantët e Hamasit.

 

Previous Post

Heidi Baçi flet për lidhjen me Massimiliano Varrese: Ai më shkatërroi

Next Post

Lula, gruaja që “prangosi” Pëllumb Gjokën: Ju rrëfej mafian që bën ligjin, Ervis Martinaj…!

Next Post
Lula, gruaja që “prangosi” Pëllumb Gjokën: Ju rrëfej mafian që bën ligjin, Ervis Martinaj…!

Lula, gruaja që “prangosi” Pëllumb Gjokën: Ju rrëfej mafian që bën ligjin, Ervis Martinaj…!

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Zbardhet skema – Kaçi e Avni Ponari i SIGAL & Co u vjedhin bonusin 500 mijë pronarëve të mjeteve

Zbardhet skema – Kaçi e Avni Ponari i SIGAL & Co u vjedhin bonusin 500 mijë pronarëve të mjeteve

June 30, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçar i vënë në pranga në Fier

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçar i vënë në pranga në Fier

July 1, 2025
Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon

Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon

July 1, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al