Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Goditet rrjeti i drogës në Britani, policia zbulon kokainën në arkat me portokalle

Pali by Pali
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Goditet rrjeti i drogës në Britani, policia zbulon kokainën në arkat me portokalle
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një sasi prej 893 kilogramësh kokainë është sekuestruar nga Policia britanike gjatë një operacioni të gjerë kundër trafikut të drogës në Londër dhe disa zona të tjera të vendit. Lënda narkotike ishte fshehur në arka kartoni me portokalle, në një nga tregjet më të mëdha të fruta-perimeve në lindje të kryeqytetit britanik.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar tetë persona, ndërsa policia ka konfiskuar edhe rreth 450 mijë paund para të gatshme.

Ndërhyrja policore u zhvillua mbrëmjen e së dielës, më 22 nëntor, në New Spitalfields Market, në zonën e Leyton. Gjatë kontrolleve në treg, zyrtarët zbuluan qindra kilogramë kokainë të fshehur mes kutive me fruta, duke përdorur ngarkesën me portokalle si mbulesë për transportimin e drogës.

Pesë persona, të moshave 27, 33, 41, 43 dhe 58 vjeç, u arrestuan nën dyshimin për përfshirje në një marrëveshje kriminale për trafikimin e narkotikëve të kategorisë A.

Ndërkohë, një 44-vjeçar tjetër u prangos pranë tregut, pasi gjatë kontrollit ndaj tij u gjetën rreth 100 kilogramë lëndë që dyshohet të jetë kokainë.

Operacioni u shtri edhe në zona të tjera. Në një banesë në Cheshunt, në qarkun e Hertfordshire, policia arrestoi një 48-vjeçar dhe sekuestroi rreth 450 mijë paund para të gatshme.

Kontrollet vijuan edhe pranë Maidstone, në Kent, ku autoritetet ndaluan një kamion dhe e dërguan drejt Doverit për verifikime të mëtejshme. Brenda automjetit u zbuluan edhe 250 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga përfundoi drejtuesi 50-vjeçar i kamionit.

Sipas Policisë Metropolitane të Londrës, sasia totale e drogës së sekuestruar arrin në 893 kilogramë kokainë të dyshuar.

Të tetë personat e arrestuar ndodhen ende në paraburgim, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbuluar përmasat e plota të rrjetit dhe personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Inspektorja Lindsay Billany, e cila drejton hetimin, deklaroi se droga e sekuestruar kishte një vlerë prej miliona paundësh, duke e cilësuar operacionin si një goditje të rëndësishme ndaj organizatës së dyshuar të trafikut të narkotikëve.

Tags: kokainelondermanderian
Previous Post

Vrasja e Arlinda Zekajt\ Arrestohen edhe katër persona, dyshime për nxitje të krimit

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
AKTUALITET

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

by Redaktor Redaktor
November 17, 2026
0

Ish Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë rikthehet në Administratën Tatimore 10 vjet pas arrestimit të bujshëm në 18 shkurt 2016....

Read moreDetails
Atentat në Fier, vritet Selami Hasani dhe plagoset vëllai i tij

Atentat në Fier, vritet Selami Hasani dhe plagoset vëllai i tij

November 23, 2026
Goditet rrjeti i kokainës në Itali, në pranga dy shqiptarë

Goditet rrjeti i kokainës në Itali, në pranga dy shqiptarë

November 18, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rasti i mishit brazilian trondit AKU-në, katër punonjës largohen nga detyra

Rasti i mishit brazilian trondit AKU-në, katër punonjës largohen nga detyra

November 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Goditet rrjeti i drogës në Britani, policia zbulon kokainën në arkat me portokalle

Goditet rrjeti i drogës në Britani, policia zbulon kokainën në arkat me portokalle

November 24, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt\ Arrestohen edhe katër persona, dyshime për nxitje të krimit

Vrasja e Arlinda Zekajt\ Arrestohen edhe katër persona, dyshime për nxitje të krimit

November 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al