Pas njoftimit për krijimin e një organizimi të ri studentor, të rinjtë kanë vijuar reagimin e tyre duke u mbledhur në protestë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Protesta është zhvilluar pa incidente, ndërsa policia ka lejuar pjesëmarrësit të qëndrojnë edhe në rrugën përpara godinës së ministrisë.
Pas tubimit, studentët kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Destinacioni i parë ishte rruga “Mine Peza”, ku protestuesit ndaluan për disa momente edhe përpara komisariatit të policisë, për të vijuar më pas lëvizjen e tyre.
Të rinjtë kanë vijuar kështu protestën e tyre, duke kërkuar që zëri dhe shqetësimet e studentëve të dëgjohen nga institucionet përgjegjëse.







