Friday, November 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

NATO në gatishmëri pas incidentit në Poloni, Rutte zhvillon vizitë në Varshavë

Pali by Pali
in BOTË, KRYESORE
0
NATO në gatishmëri pas incidentit në Poloni, Rutte zhvillon vizitë në Varshavë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë të shtunën një vizitë zyrtare në Varshavë, pas incidentit të fundit në të cilin dy raketa ruse dhe një dron shkelën hapësirën ajrore të Polonisë.

Vizita vjen në një moment tensionesh të shtuara në rajon, pasi incidenti u regjistrua gjatë një vale të re sulmesh ruse ndaj Ukrainës.

Kryeministri polak, Donald Tusk, bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë me kreun e NATO-s, ku diskutuan situatën e krijuar dhe hapat që Aleanca duhet të ndërmarrë në përgjigje të saj.

Gjatë një konference për mediat të premten, Tusk konfirmoi se Rutte do të mbërrijë në kryeqytetin polak të shtunën dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me reagimin e NATO-s ndaj incidentit.

Kreu i qeverisë polake nënvizoi se pret masa konkrete dhe të menjëhershme për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse në krahun lindor të Aleancës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore.

“Gjithmonë përpiqem të shmang krijimin e panikut dhe të jem një partner serioz për ata me të cilët komunikoj. Megjithatë, këtë herë pres që në ditët dhe javët e ardhshme të merren vendime konkrete për forcimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes ajrore”, deklaroi Tusk.

Kryeministri polak u kërkoi gjithashtu gazetarëve që të shfrytëzojnë praninë e Mark Rutte në Varshavë për të marrë më shumë detaje mbi hapat që NATO planifikon të ndërmarrë.

Takimi pritet të përqendrohet te siguria e krahut lindor të Aleancës, forcimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe koordinimi i përgjigjes së vendeve anëtare ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore polake.

Previous Post

VIDEO/ Fasada e pallatit në Durrës për pak sa nuk i merr jetën të resë, momenti kur shpëton

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
AKTUALITET

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

by Redaktor Redaktor
November 17, 2026
0

Ish Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë rikthehet në Administratën Tatimore 10 vjet pas arrestimit të bujshëm në 18 shkurt 2016....

Read moreDetails
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

February 27, 2026
Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi

November 12, 2026
Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

November 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

NATO në gatishmëri pas incidentit në Poloni, Rutte zhvillon vizitë në Varshavë

NATO në gatishmëri pas incidentit në Poloni, Rutte zhvillon vizitë në Varshavë

November 20, 2026
VIDEO/ Fasada e pallatit në Durrës për pak sa nuk i merr jetën të resë, momenti kur shpëton

VIDEO/ Fasada e pallatit në Durrës për pak sa nuk i merr jetën të resë, momenti kur shpëton

November 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al