Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës në kryeqytet, ku disa të rinj kanë tentuar të hapin me forcë derën e Kryesisë së Kuvendit.
Protestuesit kanë përdorur një shufër hekuri për të goditur derën e institucionit, në përpjekje për ta dëmtuar dhe për të hyrë në ambientet e godinës.
Ngjarja ka ndodhur në pjesën e jashtme të institucionit, ku situata është tensionuar pasi një grup protestuesish është afruar pranë hyrjes së Kuvendit.







