Një aksident rrugor është shënuar në aksin Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Udënisht, ku një kamionçinë ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke u përplasur fillimisht me barrierat mbrojtëse anësore dhe më pas automjeti është përmbysur.
Pavarësisht përplasjes, drejtuesi ka mundur të dalë vetë nga kamionçina dhe fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime fizike. Aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ky segment rrugor konsiderohet problematik për shkak të aksidenteve të shpeshta të regjistruara ndër vite, disa prej të cilave me pasoja të rënda.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit, e ndikuar nga pakujdesia në drejtim ose lagështira në rrugë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po vijon verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.







