Friday, November 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KOSOVA

Nga Irlanda, Kurti bën thirrje për avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian

Pali by Pali
in KOSOVA
0
Nga Irlanda, Kurti bën thirrje për avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Irlandë, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian në Parlamentin irlandez, ku në fokus të diskutimeve ka qenë procesi i integrimit evropian të Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm kryetari i Komitetit, Barry Ward, anëtari Rúairí Ó Murchú, sekretari Ivan Farmer, si dhe drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore të BE-së, Frank Smyth.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kurti bëri të ditur se gjatë bisedës ka kërkuar angazhim më të madh për përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Ai theksoi rëndësinë që Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian të japë opinionin e tij për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, i cili është dorëzuar në dhjetor të vitit 2022.

Sipas kryeministrit kosovar, marrja e statusit të vendit kandidat dhe nisja e negociatave për anëtarësim përbëjnë dy hapa vendimtarë për ecurinë e mëtejshme të këtij procesi.

Kurti nënvizoi gjithashtu se integrimi evropian nuk duhet parë vetëm si arritje përfundimtare, por edhe si një proces reformash që sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe kontribuon në forcimin e shtetit.

“Për ne procesi nuk është më pak i rëndësishëm se arritja në cak, sepse me përmbushjen e reformave, përveçqë lëvizim përpara në rrugën evropiane, përfitojnë qytetarët dhe forcohemi si shtet”, u shpreh Kurti.

Gjatë takimit, kreu i qeverisë së Kosovës falënderoi gjithashtu Irlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit të tij. Ai vlerësoi në veçanti kontributin irlandez në strehimin e refugjatëve dhe pjesëmarrjen në misionin paqeruajtës të KFOR-it.

Tags: beirlandakurtinegociata
Previous Post

Arrestohet në Igumenicë gruaja shqiptare me 86 kg kanabis në makinë

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi
KRYESORE

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi

by Pali
November 12, 2026
0

Kombëtarja ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën...

Read moreDetails
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
PROPAGANDA ROZE DHE REALITETI I ZI I ONKOLOGJIKUT /Mbyllet “Tetori Rozë” me fushata fasadë, QSUT prej një muaji pa ilaçin jetik Phesgo: Pacientet me kancer gjiri lihen pa trajtim

PROPAGANDA ROZE DHE REALITETI I ZI I ONKOLOGJIKUT /Mbyllet “Tetori Rozë” me fushata fasadë, QSUT prej një muaji pa ilaçin jetik Phesgo: Pacientet me kancer gjiri lihen pa trajtim

November 9, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga Irlanda, Kurti bën thirrje për avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian

Nga Irlanda, Kurti bën thirrje për avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian

November 13, 2026
Arrestohet në Igumenicë gruaja shqiptare me 86 kg kanabis në makinë

Arrestohet në Igumenicë gruaja shqiptare me 86 kg kanabis në makinë

November 13, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al