Friday, November 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Bundestagu miraton ligjin e ri, shërbimet sekrete mund të hyjnë fshehurazi në banesa

Pali by Pali
in BOTË
0
Bundestagu miraton ligjin e ri, shërbimet sekrete mund të hyjnë fshehurazi në banesa
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bundestagu gjerman ka miratuar një reformë të rëndësishme të legjislacionit për shërbimet e inteligjencës, duke zgjeruar ndjeshëm kompetencat e tyre në luftën kundër spiunazhit, terrorizmit dhe sabotimit.

Ndryshimet e reja ligjore u japin institucioneve të inteligjencës mundësi më të gjera ndërhyrjeje, duke përfshirë edhe hyrjen në mënyrë të fshehtë në banesa private, si dhe neutralizimin e serverëve që përdoren nga rrjetet e hakerëve.

Reforma mori 309 vota pro, 190 kundër dhe 71 abstenime, ndërsa lajmi u raportua nga mediat gjermane, përfshirë “Die Welt”.

Në bazë të ligjit të ri, Shërbimi Federal i Inteligjencës (BND) dhe Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) do të pajisen me kompetenca shtesë, mes të cilave mbikëqyrja e komunikimeve elektronike dhe krahasimi i të dhënave biometrike.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me kompetencat e BfV-së, e cila deri më tani ishte e përqendruar kryesisht në mbledhjen e informacioneve dhe monitorimin e individëve. Me rregullat e reja, në rrethana të caktuara, agjentët e saj do të mund të hyjnë fshehurazi në banesa private për të zbuluar dhe larguar armë apo eksplozivë.

Megjithatë, kompetencat për arrestime dhe kontrolle të hapura do të vazhdojnë të jenë ekskluzivisht në duart e policisë.

Ndërkohë, BND-ja, përgjegjëse për aktivitetet e inteligjencës jashtë territorit gjerman, do të mund të ndërmarrë edhe operacione konkrete. Një prej tyre është çaktivizimi nga distanca i serverëve që ndodhen jashtë Gjermanisë dhe përdoren nga grupe hakerësh të lidhura me shtete të huaja.

Për të garantuar kontrollin mbi ushtrimin e këtyre kompetencave, reforma parashikon edhe krijimin e një strukture të posaçme, të përbërë nga ish-gjyqtarë, e cila do të shqyrtojë paraprakisht ligjshmërinë e disa ndërhyrjeve të shërbimeve të inteligjencës.

Nisma e propozuar nga partitë qeverisëse CDU, CSU dhe SPD vjen në një kohë kur Gjermania po përballet me shqetësime në rritje për aktivitetet e shërbimeve të huaja të inteligjencës, veçanërisht atyre të Rusisë, Kinës dhe Iranit, raporton “Der Spiegel”.

Një tjetër objektiv i reformës është forcimi i kapaciteteve kombëtare të inteligjencës dhe reduktimi i varësisë nga informacionet që Gjermania merr prej vendeve partnere.

Por ndryshimet kanë hasur në kundërshtimin e opozitës, e cila paralajmëron se zgjerimi i kompetencave mund të cenojë ndarjen tradicionale mes funksioneve të policisë dhe atyre të shërbimeve sekrete.

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, e ka cilësuar nismën si “reformën e shekullit”, duke argumentuar se vendi po përballet me kërcënime gjithnjë e më komplekse.

“Ne jemi shënjestër e kërcënimeve hibride”, deklaroi ai, duke shtuar se Gjermania është shndërruar në një terren operacionesh për terrorizmin, ekstremizmin dhe ndërhyrjet e fuqive të huaja.

Sipas Dobrindtit, reforma do t’u mundësojë shërbimeve të inteligjencës të kenë mjetet e nevojshme për të përmbushur misionin e tyre. Ai i hodhi poshtë si të pabazuara akuzat se ndryshimet po krijojnë një “polici të re sekrete”, duke këmbëngulur se qëllimi kryesor është mbrojtja e demokracisë dhe sigurisë kombëtare

Tags: gjermaniasherbimi sekret
Previous Post

Në kërkim nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash, arrestohet në Kakavijë

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi

November 12, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
PROPAGANDA ROZE DHE REALITETI I ZI I ONKOLOGJIKUT /Mbyllet “Tetori Rozë” me fushata fasadë, QSUT prej një muaji pa ilaçin jetik Phesgo: Pacientet me kancer gjiri lihen pa trajtim

PROPAGANDA ROZE DHE REALITETI I ZI I ONKOLOGJIKUT /Mbyllet “Tetori Rozë” me fushata fasadë, QSUT prej një muaji pa ilaçin jetik Phesgo: Pacientet me kancer gjiri lihen pa trajtim

November 9, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bundestagu miraton ligjin e ri, shërbimet sekrete mund të hyjnë fshehurazi në banesa

Bundestagu miraton ligjin e ri, shërbimet sekrete mund të hyjnë fshehurazi në banesa

November 13, 2026
Në kërkim nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash, arrestohet në Kakavijë

Në kërkim nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash, arrestohet në Kakavijë

November 13, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al