Përplasjet brenda Partisë Socialiste vijojnë të marrin formë, ndërsa ironia po shfaqet gjithnjë e më hapur në komunikimet publike të figurave të kësaj force politike.
Rama e ka shpallur Erion Veliajn puçist, duke e akuzuar si pjesë të një komploti për rrëzimin e tij nga pushteti. Pas transferimit të kryebashkiakut të Tiranës nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, kryeministri ka tentuar t’i japë fund edhe debatit të brendshëm në PS, duke u kërkuar socialistëve të mos e vënë më në diskutim këtë çështje.
Por duket se përplasjet nuk janë shuar. Pas reagimeve të Veliajt, i cili ka akuzuar Ramën për persekutim politik dhe burgosje, këtë herë ka qenë Elisa Spiropali që ka zgjedhur ironinë për të përcjellë një mesazh në rrjetet sociale.
Ish-ministrja ka publikuar një imazh të krijuar me Inteligjencë Artificiale, ku shfaqet e veshur si partizane, me flamuj kuqezi në sfond.
Ajo që bie më shumë në sy është diçitura që Spiropali ka vendosur krahas fotografisë: “Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”.







