Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Korrupsioni, “Balluku” dhe kapja e drejtësisë/ Raporti i KE “nxin” Shqipërinë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Korrupsioni, “Balluku” dhe kapja e drejtësisë/ Raporti i KE “nxin” Shqipërinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Evropian ka publikuar sot, më 4 nëntor 2026 Raportin e Progresit për Shqipërinë, një dokument prej 116 faqesh, i cili analizon zhvillimet politike, institucionale, ekonomike dhe shoqërore të vendit gjatë periudhës 1 shtator 2025 – 1 shtator 2026.

Përtej vlerësimeve pozitive për ecurinë e reformës në drejtësi dhe rezultatet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), raporti evidenton një sërë problematikash që vijojnë të pengojnë konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe afrimin e Shqipërisë me standardet e Bashkimit Evropian.

Në fokus janë ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë, korrupsioni në prokurimet publike, ndikimi i interesave politike dhe ekonomike në media, mungesa e dialogut politik, dobësitë e administratës publike, etj.

NDËRHYRJE POLITIKE NË DREJTËSI, PRESIONI NDAJ SPAK-UT

Një nga konstatimet më të forta të raportit të Komisionit Evropian lidhet me përpjekjet e zyrtarëve për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi sistemin e drejtësisë, përfshirë Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Komisioni e evidenton këtë si një problem që ka vijuar gjatë periudhës së raportimit, duke theksuar se ndërhyrjet politike dhe sulmet personale ndaj magjistratëve mbeten shqetësuese.

“Përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi sistemin gjyqësor, përfshirë SPAK-un, si dhe sulmet personale ndaj magjistratëve, kanë vijuar gjatë periudhës së raportimit”,- thuhet në raport.

Komisioni ndalet konkretisht te vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Belinda Ballukut dhe kërkesa e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit parlamentar të tij. Reagimi i institucioneve politike ndaj këtij vendimi përshkruhet si shqetësues.

“Pezullimi i një zyrtari të lartë, i urdhëruar nga Gjykata e SPAK-ut, si dhe kërkesa e SPAK-ut drejtuar Parlamentit për heqjen e imunitetit parlamentar të zyrtarit, shkaktuan reagime të konsiderueshme negative nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, përfshirë sulme të drejtpërdrejta ndaj SPAK-ut dhe institucioneve gjyqësore.”

Komisioni ndalet edhe te qëndrimi i politikanëve ndaj Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, në disa çështje të profilit të lartë, politikanët kanë kritikuar Gjykatën Kushtetuese, duke vënë në pikëpyetje autoritetin e saj ose duke sulmuar verbalisht gjyqtarë të veçantë.

Raporti kërkon që Shqipëria të forcojë llogaridhënien dhe të reduktojë ndërhyrjen politike në gjyqësor dhe në shërbimet e prokurorisë.

Komisioni evidenton edhe mangësi të rëndësishme në funksionimin e sistemit gjyqësor: mungesë të magjistratëve, stafit administrativ dhe këshilltarëve ligjorë, infrastrukturë të dobët të gjykatave dhe vonesa në krijimin e sistemit të integruar elektronik të menaxhimit të çështjeve.

Madje, raporti rikujton edhe vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Tiranës në tetor 2025, duke vënë në dukje se reagimi i institucioneve shtetërore dhe organeve drejtuese të drejtësisë nuk ishte i mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Komisioni e vlerëson SPAK-un si një institucion që ka demonstruar pavarësi dhe kapacitete të forta në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Megjithatë, nënvizon se referimet nga institucionet e tjera shtetërore drejt SPAK-ut mbeten shumë të ulëta dhe se kapacitetet e strukturës duhet të forcohen për të përballuar ngarkesën në rritje.

KORRUPSIONI DHE PROKURIMET PUBLIKE

Edhe pse SPAK vlerësohet për rezultatet konkrete në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë, Komisioni Evropian nënvizon se korrupsioni mbetet një sfidë reale për Shqipërinë dhe se mekanizmat parandalues nuk kanë arritur ende të japin rezultatet e pritshme.

Në Raportin e Sundimit të Ligjit 2026, Komisioni evidenton se rreziqet e korrupsionit vijojnë të jenë të përhapura.

Po ashtu një problem i rëndësishëm mbetet sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive që burojnë nga korrupsioni. Sipas Komisionit, gjatë vitit 2025 vlera e pasurive të sekuestruara nga SPAK-u për veprat e korrupsionit ishte rreth 1.1 milionë euro, ndërsa ajo e pasurive të konfiskuara përfundimisht vetëm rreth 100 mijë euro.

“Vlera e sekuestrimeve dhe konfiskimeve […] mbetet modeste, duke nxjerrë në pah nevojën për të forcuar efektivitetin e procedurave të konfiskimit”, thekson raporti.

Në qendër të kritikave janë edhe prokurimet publike. Komisioni i konsideron tenderat shtetërorë një nga sektorët me rrezik të lartë korrupsioni dhe kërkon forcimin e kontrolleve, rritjen e konkurrencës dhe përmirësimin e mekanizmave të parandalimit.

PARLAMENTI DHE MUNGESA E DIALOGUT POLITIK

Raporti nuk lë jashtë vëmendjes as funksionimin e institucioneve demokratike.

Sipas Komisionit, Kuvendi i Shqipërisë arrin t’i ushtrojë vetëm pjesërisht në mënyrë efektive kompetencat e tij, përfshirë kontrollin ndaj ekzekutivit.

Mungesa e dialogut të mirëfilltë politik, konsultimet e pamjaftueshme publike dhe përplasjet e vazhdueshme mes mazhorancës dhe opozitës kanë kufizuar funksionimin e institucionit ligjvënës.

Komisioni evidenton si problem refuzimin sistematik të kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, si dhe politizimin e emërimeve në institucionet e pavarura dhe organet kushtetuese.

Një tjetër kritikë lidhet me moszbatimin e disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi.

ADMINISTRATA PUBLIKE, EMËRIMET DHE KONSULTIMET E PAMJAFTUESHME

Komisioni vlerëson se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në reformimin e administratës publike.

Raporti evidenton përdorimin e akteve normative nga qeveria për rishikimin e buxhetit, pa kontrollin e nevojshëm parlamentar.

Gjithashtu, konsultimet publike nuk zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe efektive dhe shpesh nuk shoqërohen me ndjekjen e rekomandimeve të paraqitura.

Brukseli kërkon që rekrutimi, promovimi dhe largimi nga shërbimi civil të bazohen në meritë, transparencë dhe kritere profesionale, veçanërisht në nivelet e larta të administratës.

KRIMI I ORGANIZUAR DHE TRAFIKU I DROGËS

Edhe në luftën kundër krimit të organizuar, raporti vlerëson përparimin e bërë, por kërkon rezultate më të qëndrueshme.

Komisioni kërkon një bilanc më të konsoliduar hetimesh, ndjekjesh penale dhe vendimesh përfundimtare dënimi në të gjitha fushat e krimit të organizuar, përfshirë trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurive që burojnë nga aktiviteti kriminal.

Raporti kërkon gjithashtu forcimin e prokurorive në nivel vendor, përmes shtimit të burimeve njerëzore, teknologjike dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

EKONOMIA: TURIZMI, INDUSTRIA DHE BUJQËSIA

Në pjesën ekonomike, Komisioni vlerëson rritjen e ekonomisë shqiptare, të mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe turizmi.

Megjithatë, raporti evidenton probleme strukturore që cenojnë konkurrueshmërinë e vendit.

Industria dhe bujqësia vijojnë të jenë sektorë me produktivitet të ulët dhe me tendencë tkurrjeje. Eksportet e produkteve të industrisë përpunuese kanë rënë për të tretin vit radhazi.

Mjedisi i biznesit ndikohet negativisht nga dobësitë në zbatimin e shtetit të së drejtës, vështirësitë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të siguruar financim dhe mangësitë në mbikëqyrjen e ndërmarrjeve shtetërore.

Komisioni evidenton gjithashtu emigracionin si një problem strukturor të tregut të punës, ndërsa sistemi arsimor vijon të përballet me mospërputhje mes aftësive të të rinjve dhe nevojave të tregut.

PRONAT, BURGJET DHE TË DREJTAT THEMELORE

Në kapitullin e të drejtave themelore, Brukseli kërkon më shumë rezultate në garantimin e së drejtës së pronës.

Raporti nënvizon nevojën për përfundimin e regjistrimit fillestar të pronave, digjitalizimin e titujve të pronësisë dhe hartave kadastrale, përmirësimin e të dhënave të kadastrës dhe përshpejtimin e proceseve gjyqësore për përcaktimin e pronësisë.

Gjithashtu, kërkohet përfundimi i procesit të kompensimit të pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist.

Shqetësime ngrihen edhe për kushtet në institucionet penitenciare. Komisioni vlerëson se ritmi i reformës së burgjeve nuk ka qenë në nivelin e kërkuar dhe se kushtet në institucionet e vuajtjes së dënimit kërkojnë vëmendje të vazhdueshme.

Previous Post

Bordi vendos/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina këto ditë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Korrupsioni, “Balluku” dhe kapja e drejtësisë/ Raporti i KE “nxin” Shqipërinë

Korrupsioni, “Balluku” dhe kapja e drejtësisë/ Raporti i KE “nxin” Shqipërinë

November 4, 2026
Bordi vendos/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina këto ditë

Bordi vendos/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina këto ditë

November 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al