Monday, November 2, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga prangat te drejtimi i “Eco-Elb”, pasuesi i Leli Kajës u arrestua për ndërtim pa leje

Pali by Pali
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nga prangat te drejtimi i “Eco-Elb”, pasuesi i Leli Kajës u arrestua për ndërtim pa leje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Arrestimi i Leli Kajës nga SPAK për korrupsion i hapi rrugë ndryshimit të drejtimit të kompanisë publike “Eco-Elb” në Elbasan. Në vend të tij, Asambleja e Ortakëve ka emëruar Alian Zabelin, një emër që nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi katër vite më parë u arrestua nën dyshimin për shpërdorim detyre, në një çështje që lidhej me një ndërtim pa leje në zonën e Treganit.

Zabeli do të drejtojë për tre vitet e ardhshme shoqërinë që administron shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në Elbasan, përfshirë edhe impiantin e njohur si inceneratori fantazmë. Vendimi për emërimin e tij është marrë pak ditë më parë nga Asambleja e Ortakëve, ku Bashkia e Elbasanit, e drejtuar nga Gledjan Llatja, është aksionerja kryesore. Mandati i administratorit të ri do të zgjasë deri në tetor 2027.

Por përpara se të merrte drejtimin e “Eco-Elb”, Alian Zabeli ka punuar në Inspektoratin Ndërtimor Vendor të Elbasanit, ku ka qenë edhe në varësi të Leli Kajës. Në dhjetor të vitit 2021, emri i tij u përfshi në një hetim policor për një objekt pesëkatësh të ndërtuar pa leje në fshatin Tregan, pranë llixhave të Elbasanit.

Policia kishte konstatuar pranë hotelit “Puka” një godinë në formë U-je, me pesë kate dhe me punimet e muraturës të përfunduara. Sipas të dhënave të asaj kohe, secili kat kishte një sipërfaqe prej rreth 1 mijë metrash katrorë, ndërsa i gjithë objekti zinte 5 mijë metra katrorë.

Pas konstatimit të paligjshmërisë së ndërtimit, oficerët e Policisë Gjyqësore njoftuan inspektorët e zonës, Alian Zabelin dhe Denis Ziun. Dy punonjësit shkuan në terren dhe hartuan procesverbalin e konstatimit të kundërvajtjes administrative. Në dokument u evidentua se objekti po ndërtohej në tokën e pronarit, i cili kishte marrë leje zhvillimore, por nuk kishte përfunduar procedurat për pajisjen me leje ndërtimi.

Menjëherë pas këtij veprimi, të dy inspektorët u arrestuan në flagrancë, të dyshuar për shpërdorim detyre.

Hetimet e asaj kohe nxorën në pah se ndërtimi kishte nisur që në vitin 2019, kur kryeinspektor i Inspektoratit Ndërtimor Vendor ishte pikërisht Leli Kaja. Në vijim të dëshmive të mbledhura nga grupi hetimor, një punonjës i inspektoratit deklaroi se në sistem rezultonte një masë administrative e vendosur ndaj këtij subjekti që në vitin 2019, por nuk kishte dijeni nëse ajo ishte ekzekutuar.

I njëjti punonjës sqaroi se leja zhvillimore nuk i jepte të drejtë subjektit të niste punimet dhe se në atë periudhë detyrën e kryeinspektorit e mbante Leli Kaja, i cili më pas u pasua nga Mario Qosja deri në qershor 2021.

Pra, sipas të dhënave të hetimit, ndërtimi i paligjshëm kishte nisur gjatë kohës kur Kaja drejtonte inspektoratin, ndërsa dy vite më vonë, kur objekti ishte drejt përfundimit, ndërhyrja e autoriteteve çoi në arrestimin e inspektorëve të zonës.

Çështja përfundoi në Gjykatën e Elbasanit, ku Prokuroria kërkoi vlerësimin e ligjshëm të arrestimeve dhe caktimin e masës së sigurisë “detyrim për paraqitje” për të dyshuarit.

Seanca u zhvillua më 5 dhjetor 2021 dhe u shqyrtua nga gjyqtarja Pajtime Fetahu. Ajo vendosi se arrestimi në flagrancë i inspektorëve ishte i paligjshëm, pasi veprimet për të cilat dyshoheshin nuk ishin konstatuar në momentin e kryerjes, por kishin ndodhur më herët.

Megjithatë, gjykata vlerësoi se kishte elementë të dyshimit për veprat penale të ndërtimit të paligjshëm nga ana e ndërtuesit dhe shpërdorimit të detyrës nga ana e inspektorëve. Për këtë arsye, ndaj tyre u caktua masa e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Kështu, Alian Zabeli rikthehet në një pozicion drejtues në një kompani publike, këtë herë në krye të “Eco-Elb”, pas një të kaluare të shënuar nga një procedim penal për shpërdorim detyre, ndërsa ish-drejtuesi i tij, Leli Kaja, ndodhet tashmë në pranga për një tjetër çështje të hetuar nga SPAK.

Tags: Eco-Elbelbasanshperodrim detyre
Previous Post

Kini kujdes, mos mbani para tek Raifaisen po grabisin qytetarët

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga prangat te drejtimi i “Eco-Elb”, pasuesi i Leli Kajës u arrestua për ndërtim pa leje

Nga prangat te drejtimi i “Eco-Elb”, pasuesi i Leli Kajës u arrestua për ndërtim pa leje

November 2, 2026
Kini kujdes, mos mbani para tek Raifaisen po grabisin qytetarët

Kini kujdes, mos mbani para tek Raifaisen po grabisin qytetarët

November 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al