Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim në Spitalin e Traumës, ku është intubuar.
Sipas burimeve spitalore, Vishaj është dërguar në këtë strukturë pasi dyshohet se ka rënë nga shkallët. Ai po merr ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja e tij raportohet kritike.
Deri më tani nuk ka informacion të plotë mbi rrethanat e ngjarjes, të cilat mbeten ende të paqarta.







