Monday, November 2, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Mungojnë arsyet konkrete të vendimit”, KShH ngre pikëpyetje për transferimin e Veliajt

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Mungojnë arsyet konkrete të vendimit”, KShH ngre pikëpyetje për transferimin e Veliajt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka evidentuar problematika në procedurën e transferimit të Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke ngritur pikëpyetje mbi respektimin e garancive ligjore dhe të drejtave të tij si i paraburgosur.

Sipas gjetjeve të bëra publike nga KShH, shqetësimet lidhen me mënyrën e marrjes dhe komunikimit të vendimit për transferimin, mundësinë e ushtrimit të së drejtës së ankimit, komunikimin me familjarët, vazhdimësinë e kujdesit shëndetësor dhe kushtet e trajtimit në paraburgim.

Një nga problematikat kryesore të evidentuara është fakti se urdhri i transferimit nuk i është vënë në dispozicion Veliajt, dhe as nuk i është bërë fillimisht e ditur as se në cilin institucion do të dërgohej.

KShH thekson se transferimi për arsye sigurie parashikohet nga legjislacioni, por duhet të mbështetet në rrethana konkrete, të dokumentuara dhe të verifikueshme.

Reagimi:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në vijim të pretendimeve të bëra publike nga i paraburgosuri Z. Erion Veliaj lidhur me transferimin e tij nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në IEVP Fier, zhvilloi më 30 tetor 2026 një mision monitorimi për verifikimin e procedurave të ndjekura dhe kushteve të trajtimit të tij.

Gjatë monitorimit, përfaqësuesi i KShH-së zhvilloi një takim konfidencial me të paraburgosurin, inspektoi mjediset ku ai ishte vendosur dhe u takua me drejtuesit dhe personelin përgjegjës të IEVP Fier.

Nga monitorimi rezultuan problematika që ngrenë shqetësime për respektimin e garancive ligjore gjatë transferimit, transparencën e vendimmarrjes administrative, mundësinë e ushtrimit të së drejtës së ankimit, komunikimin me familjarët, vazhdimësinë e kujdesit shëndetësor dhe kushtet e trajtimit në paraburgim.

KShH thekson se statusi i një personi si i paraburgosur nuk e zhvesh atë nga të drejtat që nuk i janë kufizuar me ligj ose me vendim gjyqësor.Autoritetet penitenciare kanë detyrimin t’i garantojnë këto të drejta pa diskriminim, pavarësisht identitetit, funksionit publik apo akuzave me të cilat përballet.

1. Transferimi me një urdhër të klasifikuar dhe pengesat për ankimin efektiv

Një nga gjetjet më shqetësuese të monitorimit lidhet me mungesën e komunikimit të urdhrit të transferimit dhe të arsyeve konkrete që e kanë diktuar këtë vendim.

Sipas deklarimeve të të paraburgosurit, transferimi iu njoftua më 28 tetor, pa iu vënë në dispozicion dokumentacioni përkatës dhe pa iu shpjeguar fillimisht as institucioni ku do të dërgohej.

Monitoruesi i KShH-së arriti të këqyrë për një kohë të kufizuar urdhrin e transferimit, në të cilin motivi shënohej në mënyrë të përgjithshme, “për arsye sigurie”, ndërsa dokumenti mbante klasifikimin “i kufizuar”, me afat deri në dy vjet.

KShH vlerëson se transferimi për arsye sigurie është një masë e parashikuar nga legjislacioni, por përdorimi i saj duhet të mbështetet në rrethana konkrete, të dokumentuara dhe të verifikueshme.

Nga shqyrtimi paraprak i kuadrit ligjor, veçanërisht i ligjit nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar”, nuk rezulton e qartë baza konkrete që justifikon klasifikimin e këtij urdhri në interes të sigurisë kombëtare. Siguria e një institucioni penitenciar dhe siguria kombëtare nuk janë domosdoshmërisht koncepte të barasvlershme.

Previous Post

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Mungojnë arsyet konkrete të vendimit”, KShH ngre pikëpyetje për transferimin e Veliajt

“Mungojnë arsyet konkrete të vendimit”, KShH ngre pikëpyetje për transferimin e Veliajt

November 2, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al