Më 3 nëntor amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë nëse Donald Trump do të vazhdojë të qeverisë me mbështetjen e Kongresit republikan apo do të përballet me një shumicë demokrate në të paktën njërën prej dhomave.
Sipas sondazheve me te fundit tregojnë një avantazh të qartë të demokratëve. Sipas një ankete të Reuters/Ipsos demokratët kryesojnë me 47% kundrejt 36% të republikanëve në preferencën për Kongresin.
Kjo lidhet me pakënaqësite ekonominë dhe koston e jetesës, ku 73% e të anketuarve mendojnë se situata ekonomike për familjet po shkon në drejtimin e gabuar.
Çmimet e larta, inflacioni dhe tarifat tregtare janë kthyer në pikat më të dobëta të presidentit. Por një tjetër faktor që po ndikon në klimën elektorale është lufta me Iranin. Rritja e çmimeve të karburanteve dhe kostot e konfliktit kanë vënë në pikëpyetje premtimin e Trump për të shmangur përfshirjen e SHBA-së në luftëra të gjata jashtë vendit. Demokratët po e përdorin këtë pakënaqësi për të kritikuar vendimet e administratës, ndërsa republikanët mbrojnë politikat e presidentit dhe theksojnë sigurinë kombëtare.
Në ditët e fundit të fushatës, Trump është përpjekur të mobilizojë bazën republikane përmes mitingjeve në shtetet ku gara për Senatin është më e fortë,
Humbja e Dhomës së Përfaqësuesve do t’u jepte demokratëve mundësinë të hapnin hetime ndaj administratës, të thërrisnin zyrtarë në seanca dëgjimore dhe të pengonin një pjesë të agjendës së presidentit.
Zgjedhjet e 3 nëntorit janë më shumë se një garë për vende në Kongres. Ato do të tregojnë nëse amerikanët i japin Trump një tjetër mandat politik për të vazhduar agjendën e tij, apo zgjedhin t’i vendosin kufij në dy vitet e fundit të presidencës.
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...
Read moreDetails







