Një 24-vjeçar shqiptar, Pandeli Dervishi, është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg në Britani për përdhunimin e një vajze 17-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur më 1 tetor 2025 në një pub në zonën The Newarke në Leicester, ku sipas Gjykatës së Kurorës, ai e ka detyruar të miturën të kryejë marrëdhënie seksuale orale brenda tualetit.Pas sulmit, Dervishi u la fillimisht i lirë ndërsa policia analizoi kamerat e sigurisë.
Në shkurt 2026 ai u akuzua zyrtarisht, por nuk u paraqit dhe u shpall në kërkim.Për dy muaj ai iu shmang policisë, derisa u gjurmua përmes telefonit dhe llogarive bankare në zonën e Guildford.
Më 16 prill u kap në orët e para të mëngjesit në rrugën A320 në Surrey, pasi kaloi me semafor të kuq me një Mazda të bardhë dhe u ndalua nga policia.Dënimi iu dha të enjten, më 29 tetor, nga Gjykata e Kurorës në Leicester.







