Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka urdhëruar inspektimin e 24 transferimeve të të burgosurve të kryera gjatë periudhës 16–27 tetor.
Mes rasteve që do t’i nënshtrohen verifikimit është edhe transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit.
Për rastin e Veliajt, Ministria e Drejtësisë pritet të kërkojë informacion mbi procedurat e ndjekura për realizimin e transferimit, me qëllim verifikimin nëse janë respektuar rregullat përkatëse.
Kontrollet do të përfshijnë edhe 23 transferimet e tjera të kryera gjatë së njëjtës periudhë, për të shqyrtuar mënyrën se si janë zbatuar procedurat dhe nëse janë respektuar kërkesat ligjore në secilin rast.







