Ardit Gjokrosa është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza penale, mes tyre edhe ajo për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e një vrasjeje ndaj shtetasit Hamza Terziu.
Sipas akuzave, Gjokrosa dyshohet se është përfshirë në këtë ngjarje në bashkëpunim, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Ai akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal.
Gjithashtu, ndaj tij janë ngritur akuza për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, sipas nenit 333/a, paragrafi 2, si dhe për “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, pika 1, i Kodit Penal.
Pas ekstradimit nga Gjermania, Gjokrosa do të përballet me procedurat ligjore në Shqipëri për akuzat që janë ngritur ndaj tij. Hetimet dhe procesi gjyqësor do të përcaktojnë përgjegjësinë e tij penale.







