Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Meta takohet me dy deputetë socialistë në burgun 313: U ankova për shkeljet ligjore

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Meta takohet me dy deputetë socialistë në burgun 313: U ankova për shkeljet ligjore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim në burgun 313 me dy deputetët socialistë, Antoneta Dhima dhe Saimir Hasalla, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Meta tregon në një deklaratë në rrjete sociale se takimi u zhvillua me kërkesën e deputetëve, të cilëve u paraqiti pretendimet e tij për shkelje të rënda ligjore gjatë hetimit, paraburgimit dhe procesit gjyqësor ndaj tij.

Meta pretendon se këto shkelje janë evidentuar dhe konfirmuar në mënyrë të përsëritur edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ai kërkoi zbatimin e rekomandimeve të këtij institucioni, duke vënë theksin te garantimi i lirisë së shprehjes.

“Sot, në IEVP “Jordan Misja”, u takova me kërkesën e tyre me deputetët Znj. Antoneta Dhima dhe Z. Saimir Hasalla, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.U paraqita një ekspoze të qartë të shkeljeve shumë të rënda ligjore, që kanë shoqëruar hetimin, paraburgimin dhe procesin gjyqësor ndaj meje, të cilat janë evidentuar dhe konfirmuar në mënyrë të përsëritur edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Kërkova zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, veçanërisht atyre që lidhen me garantimin e lirisë së shprehjes, e cila më mohohet qëllimisht prej më shumë dy vitesh.

Pavarësisht kërkesave të paraqitura dhe lejeve të lëshuara nga SPAK për gazetarët, vijoj të pengohem të jap intervista për median gjatë paraburgimit.

Pikërisht për këtë çështje, në rekomandimin e datës 25 maj 2026, Komiteti Shqiptar i Helsinkit theksoi nevojën për garantimin e kësaj të drejte dhe sugjeroi, që intervistat të mundësoheshin edhe përmes mjeteve elektronike, përfshirë platformat online si Zoom.

Moszbatimi i këtij rekomandimi dëshmon qëllimet e vërteta të këtij paraburgimi tërësisht politik dhe shkeljen e të drejtave të mia përtej çdo imagjinate.

Shqetësimi më madhor, ku u përqëndrova, ishte konflikti i qëllimshëm dhe me regji të qartë politike ndërmjet GJKKO-së së Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, që prej të paktën dy muajsh ka bllokuar rreth 600 seanca gjyqësore, me pasoja shumë të rënda, që cënojnë proceset e rregullta ligjore dhe mbrojtjen efektive të qytetarëve të përfshirë në këto procese.

Shpreha keqardhjen e thellë për qëndrimin indiferent të Kuvendit të Shqipërisë ndaj kësaj situate, veçanërisht kur edhe nisma e vetme ligjore e ndërmarrë nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi, më 14 tetor 2026, u refuzua më 22 tetor 2026, për t’u përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit.

Po kështu, ndava shqetësimin tim për qëndrimin e Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Z. Ilir Rusi gjatë raportimit publik më 13 tetor 2026 në Komision Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku pohoi se nuk kishte ndërmend të ndërmerrte hapa institucionalë për t’i dhënë fund këtij konflikti.

Një qëndrim i tillë i Kuvendit dhe i KLGJ cënon rëndë besimin e publikut te drejtësia dhe te institucionet, që kanë detyrë kushtetuese për administrimin e proceseve gjyqësore.

Integrimi europian nuk mund të jetë thjesht një objektiv i deklaruar politikisht.

Ai kërkon respektimin real të lirive dhe të drejtave themelore, transparencë institucionale, zbatim të standardeve të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe një drejtësi të pavarur, që funksionon në përputhje me ligjin, pa ndërhyrje politike dhe pa standarde të shumëfishta.”- deklaron Meta nga burgu.

Previous Post

U transferua në burgun e Fierit, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, më refuzojnë dokumentin

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Meta takohet me dy deputetë socialistë në burgun 313: U ankova për shkeljet ligjore

Meta takohet me dy deputetë socialistë në burgun 313: U ankova për shkeljet ligjore

October 28, 2026
U transferua në burgun e Fierit, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, më refuzojnë dokumentin

U transferua në burgun e Fierit, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, më refuzojnë dokumentin

October 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al