Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha kundër paketës fiskale 2027: Premton taksën e sheshtë 10% dhe uljen e TVSH-së

Pali by Pali
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Berisha kundër paketës fiskale 2027: Premton taksën e sheshtë 10% dhe uljen e TVSH-së
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzon qeverinë se paketa e re fiskale për vitin 2027 do të rrisë barrën fiskale mbi qytetarët dhe bizneset. Sipas tij, ndryshimet e parashikuara rrezikojnë të çojnë në falimentimin e bizneseve, shkatërrimin e vendeve të punës dhe rritjen e çmimeve për konsumatorët.

Berisha premton se, nëse vjen në pushtet, Partia Demokratike do ta anulojë paketën e re fiskale dhe do të rikthejë taksën e sheshtë prej 10%. Gjithashtu, ai propozon rritjen e pragut të TVSH-së në 15 milionë lekë dhe uljen e TVSH-së për ushqimet dhe mallrat bazë në 6%. Ky i fundit është një prej parashikimeve të përfshira edhe në paketën e re të qeverisë.

Kundërshtime ndaj ndryshimeve fiskale kanë shprehur edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, ProEksport Albania dhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë. Përfaqësuesit e këtyre organizatave kanë kërkuar konsultime me qeverinë përpara miratimit të ndryshimeve, duke kërkuar që shqetësimet e biznesit të merren në konsideratë gjatë hartimit të paketës.
Deklarata e plotë:

Mbrëmë, në një akt tinëzar, por aq edhe zuzar, pa konsultuar me asnjë faktor apo grup interesi, padrinoja i vendit, me Petrit Ballukun në financa, kanë njoftuar se do rrisin taksat qindra milionë euro për bizneset shqiptare. Ata njoftojnë se do të dyfishojnë taksën mbi dividentin nga 8 në 15%, do të rrisin taksën mbi tatim fitimin nga 15 në 17%, do të ulin nivelin e xhiros së TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë. Me një fjalë, e vërteta është se do të çojnë drejt falimentimit me qindra e mijëra biznese dhe po kështu shkatërrimin e qindra mijëra vendeve të punës.

Miq, kjo masë pabesie vjen në një kohë kur për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës, në Shqipëri euro dhe dollari kanë pësuar zhvlerësimin më të madh në botë, përkatësisht 35%. Për rrjedhojë po kaq janë zhvlerësuar eksportet e vendit, prodhimi industrial ka rënë me 15.3%, eksportet kanë rënë me 28%. Kjo rritje taksash shënon një falimentim të mëtejshëm, por dhe rritje të mëtejshme të çmimeve për shqiptarët. Dhe kur mendon se të gjitha këto përfundojnë në xhepat dhe llogaritë bankare të një organizate kriminale, krimi bëhet monstruoz.

Premtoj qytetarëve shqiptarë se Partia Demokratike do të anulojë këtë paketë dhe do vendosë taksën e sheshtë 10%, dhe se nivelin e pagesës së TVSH-së do ta ngrejë në 15 milionë lekë, ndërkohë ajo do të zbresë në 6% TVSH-në për ushqimet dhe mallrat bazë.

Tags: Berishabiznesetpaketa fiskaletaksa
Previous Post

Vijon bojkoti i mësimit në Universitetin e Korçës

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Berisha kundër paketës fiskale 2027: Premton taksën e sheshtë 10% dhe uljen e TVSH-së

Berisha kundër paketës fiskale 2027: Premton taksën e sheshtë 10% dhe uljen e TVSH-së

October 27, 2026
Vijon bojkoti i mësimit në Universitetin e Korçës

Vijon bojkoti i mësimit në Universitetin e Korçës

October 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al