Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protestat në Shqipëri mbërrijnë në Vjenë, diaspora takon Kancelarin austriak

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Protestat në Shqipëri mbërrijnë në Vjenë, diaspora takon Kancelarin austriak
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup koordinatorësh të protestave dhe anëtarë të diasporës shqiptare në Austri zhvilluan sot një sërë takimesh në institucionet më të larta të shtetit austriak, me një mesazh të qartë: studentët dhe të rinjtë që protestojnë në Tiranë nuk janë vetëm.

Delegacioni u takua ballë për ballë me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, të cilit i dorëzoi personalisht letrën zyrtare të diasporës dhe i paraqiti drejtpërdrejt shqetësimet për situatën në Shqipëri.

Në Parlamentin austriak, delegacioni bashkëbisedoi me përfaqësues të katër partive: ÖVP, SPÖ, NEOS dhe të Gjelbrit (Grüne). U shkëmbyen kontakte me përfaqësuesit e NEOS-it, ÖVP-së dhe SPÖ-së për të vazhduar komunikimin.

Njëkohësisht, letra iu dorëzua edhe sekretarit të Presidentit Federal të Austrisë, i cili siguroi se do t’ia përcjellë atë drejtpërdrejt Presidentit.

Çfarë kërkon diaspora

Në letrën drejtuar Kancelarit Christian Stocker, qeverisë dhe deputetëve, diaspora shpreh shqetësim të thellë për raportimet mbi përdorim joproporcional të forcës ndaj protestuesve, ndërhyrje nga persona pa shenja dalluese të policisë, shkelje të të drejtave të të ndaluarve, sulme ndaj pikave të ndihmës së parë, si dhe kërcënime publike ndaj studentëve dhe familjeve të tyre. Letrës i bashkëngjitet një dosje prej 146 faqesh me raporte, video dhe burime, e përgatitur nga avokatja Dea Nini.

Diaspora u kërkon institucioneve austriake:

– një interpelancë parlamentare në Kuvendin e Austrisë për dhunën ndaj protestuesve;

– që Ministria e Jashtme ta ngrejë çështjen dhe të kërkojë qëndrim zyrtar nga autoritetet shqiptare;

– që Austria të jetë zë në Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian, në mënyrë që respektimi i të drejtave të njeriut të ketë peshë në negociatat e anëtarësimit;

– monitorim të pavarur të proceseve gjyqësore ndaj studentëve dhe të miturve.

Previous Post

PD thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protestat në Shqipëri mbërrijnë në Vjenë, diaspora takon Kancelarin austriak

Protestat në Shqipëri mbërrijnë në Vjenë, diaspora takon Kancelarin austriak

October 27, 2026
PD thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve

PD thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve

October 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al