Një i ri është shfaqur i gjakosur në zonën e syrit, në pamjet e publikuara nga protesta në Tiranë. Protestuesi duket se është goditur me plumb gome, ndërsa dëgjohet duke bërtitur nga dhimbjet.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ka publikuar videon dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.
Këlliçi e ka cilësuar ngjarjen si një akt të rëndë, duke pretenduar se i riu është qëlluar në sy nga efektivët e policisë.
“Çmenduri!!! Të riun e godet policia me plumb gome në sy! Edi Rama është urdhëruesi dhe ekzekutori i kësaj dhune barbare”, shkruan Këlliçi.







