Reagimi i kryeministrit Edi Rama për protestën e studentëve në samitin e zhvilluar sot në Mal të Zi ka sjellë kritika nga Marjana Koceku. Ajo e akuzon kryeministrin se ka përdorur shifra nga protestat e viteve të kaluara në Europë, pa dhënë kontekstin e nevojshëm, duke i cilësuar këto të dhëna si spekulime dhe jo si argumente për të justifikuar situatën e krijuar në Shqipëri.

Postimi i plotë
“Kryeministri, në samitin e sotëm në Mal të Zi, nuk dha fakte kur foli për protestën e studentëve. Por u dha municion militantëve të tij.
Shikojeni tabelën e tij. I krahason protestat e sotme me ngjarje të viteve 2010–2019 në Europë, pa kontekst, pa periudha të sakta, pa thanë çka ka ndodhë realisht. Tu sjellë shifra të së kaluemes sikur të ishin të ngjarjeve të fundit.
Nji numër pa kontekst nuk ka si me qenë argument, por spekulim.
Studentët nuk kërkojnë shumë. Thjesht kërkojnë nji qeveri që nuk i gënjen. Nji qeveri që nuk i rrah. Nji qeveri që paratë e dijes nuk i çon për me shpërblye ata që i rrahin.
Nji qeveri demokratike i jep llogari rinisë. Nuk e mbulon dhunën me statistika.”








