Një kërcënim për vendosjen e lëndëve shpërthyese ka ngritur alarmin në qytetin e Fierit, duke vënë në lëvizje autoritetet dhe strukturat e sigurisë.
Sipas raportimeve të Top News, pas marrjes së mesazhit kërcënues, godinat e Gjykatës dhe Prokurorisë në Fier janë evakuuar si masë paraprake sigurie. Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle për të verifikuar nëse kërcënimi është i vërtetë.
Paralelisht me kontrollet në terren, autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e personit përgjegjës për dërgimin e mesazhit.
Sipas të dhënave të raportuara, kërcënimi përmes postës elektronike u është drejtuar rreth 140 adresave të institucioneve në të gjithë vendin, duke ngritur shqetësime dhe duke aktivizuar masat e sigurisë.







