Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto të një tabele rrugore të rrëzuar përtokë, duke e shoqëruar me një mesazh për dashurinë ndaj Shqipërisë. Mesa duket, edhe një tabelë e përmbysur mund të kthehet në një mundësi për të përcjellë mesazhe patriotike.
Tabela me shenjën “Stop”, e mbushur me mbishkrime nga kalimtarët, formon në anglisht shprehjen “I’ll never stop loving you” (s’do të resht kurrë së të dashuri). Por Rama ka vendosur t’i japë fotos një tjetër kuptim, duke i shtuar përmes një modifikimi fjalën “Shqipëri”, në një lojë fjalësh që e kthen tabelën e rrëzuar në një mesazh dashurie për vendin.
Krahas fotos, kreu i qeverisë ka shkruar:
“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”.
Kështu, nga një tabelë e rrëzuar në rrugë, Rama ka ndërtuar një mesazh për Shqipërinë që, sipas tij, nuk mund të rrëzohet më. Mbetet vetëm pyetja nëse tabela do të ngrihet përsëri në këmbë, apo do të vazhdojë të shërbejë si sfond për mesazhe politike me nota patriotike.







