Deputeti socialist Erion Braçe ka shpjeguar se vendosi të votojë pro reformës territoriale për të vijuar punën si deputet dhe për të mos u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Në pikën e katërt të arsyetimit të tij, Braçe thotë se zgjodhi të qëndrojë në detyrë, pavarësisht sulmeve dhe linçimeve me të cilat, sipas tij, është përballur. Ai thekson se mandatin ia kanë besuar qytetarët dhe se nuk mund të tërhiqet nga përgjegjësia për t’i përfaqësuar ata.
Braçe shprehet se vota e tij ka prishur, sipas tij, një plan të brendshëm politik, duke iu referuar edhe numërimit të votave gjatë procesit.
“E di që kam prishur një plan që politika e ka të sajin, të brendshëm, të poshtër, por nuk mund të bëj pa të, ndaj për Nesti numëruesin dhe numëruesit e tjerë unë jam 85-a, 84-a ishte aty për planin”, deklaron deputeti socialist.
Ai shton se, pavarësisht kostove personale dhe familjare që sjell përballja me kritikat, ka vendosur të qëndrojë dhe të vijojë punën e tij si përfaqësues i qytetarëve.








