Deputetja Marjana Koçeku ka bërë të ditur se do të votojë kundër draftit të Partisë Socialiste për reformën territoriale, i cili pritet të votohet të enjten në seancë plenare.
Koçeku shprehet se kundër projektligjit mund të votojnë edhe deputetë socialistë, pavarësisht pasojave politike që mund të kenë për shkak të mosbindjes ndaj qëndrimit të grupit parlamentar.
“Të enjten në seancë plenare do votohet drafti i PS-së për reformën territoriale. Sigurisht që unë do votoj kundër. Jam e sigurt që edhe në radhët e grupit të PS-së do ketë deputetë që do e kundërshtojnë me votë të përgjegjshme këtë projektligj, pavarësisht pasojave politike të mosbindjes ndaj urdhrit të partisë”, deklaron Koçeku.
Deklarata e saj vjen në prag të votimit në Kuvend, ndërsa reforma territoriale ka shkaktuar debate edhe brenda radhëve të mazhorancës.








