Saturday, October 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Uncategorized

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Uncategorized
0
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka kryer një kontroll në vilën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet në fshatin Pëllumbas. Lajmi raportohet nga Piranjat, ndërsa kontrolli është kryer në kuadër të verifikimeve që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme.

Emri i Ron Yeffet është bërë veçanërisht i diskutuar në javët e fundit për shkak të aktivitetit të tij në sektorin e mbrojtjes dhe marrëdhënieve të biznesit në Shqipëri.

Yeffet është një biznesmen izraelito-amerikan, i cili është i përfshirë në disa kompani që operojnë në sektorin e mbrojtjes. Ndër to janë “Timak Defence” dhe “Advanced Arms Technology”, kompani të krijuara në vitin 2025, me aktivitet në prodhimin dhe furnizimin e mjeteve ushtarake, armëve dhe dronëve.

Emri i tij është përmendur në audiopërgjime të bëra publike së fundmi nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Në këto materiale ngrihen pretendime për një skemë të mundshme të trafikimit të armëve dhe municioneve, ku përmenden Shqipëria, kompani të sektorit të mbrojtjes dhe KAYO.

Kontrolli i sotëm i SPAK në vilën e tij rikthen në vëmendje aktivitetin e biznesmenit në Shqipëri dhe marrëdhëniet e tij me sektorin e mbrojtjes.

Pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje mbi objektin e kontrollit dhe nëse veprimet e SPAK lidhen me një prej çështjeve që kanë dalë në publik gjatë javëve të fundit.

Yeffet është përmendur ndërkohë edhe në një çështje gjyqësore në Miami, ku një biznesmen amerikan e ka paditur për mospagesën e një detyrimi prej miliona dollarësh.

Previous Post

“Pritja” që s’e priste Braçe/ Qytetarët e ‘shtypin’, njëri i hedh ujë në fytyrë

Next Post

SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestro edhe tek Ministria e Mbrojtjes

Next Post
SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestro edhe tek Ministria e Mbrojtjes

SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestro edhe tek Ministria e Mbrojtjes

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nëna e saj u shfaq në një nga videot intime, reagon vajza e Eli Farës: O Allah më drejto

Nëna e saj u shfaq në një nga videot intime, reagon vajza e Eli Farës: O Allah më drejto

October 3, 2026
Audiopërgjimet për trafik armësh/ SPAK regjistron dy vepra penale pas kontrolleve te personat e lidhur me KAYO

Audiopërgjimet për trafik armësh/ SPAK regjistron dy vepra penale pas kontrolleve te personat e lidhur me KAYO

October 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al