Monday, September 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po përballet me një krizë të heshtur, por me pasoja afatgjata për të ardhmen e saj ekonomike: mungesën e theksuar të studentëve që diplomohen në fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë). Alarmi lëshohet nga Fondi Monetar.

Të dhënat krahasimore tregojnë se Shqipëria regjistron nivelin më të ulët në rajon për sa i përket diplomimeve në këto degë teknike, duke mbetur dukshëm pas shteteve si Serbia apo Maqedonia e Veriut, dhe shumë larg mesatares së Bashkimit Evropian.

Kjo krizë e kapitalit njerëzor nuk është thjesht një statistikë akademike, por një pengesë e drejtpërdrejtë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e vendit. Sipas FM, rrënjët e këtij problemi nisin që në sistemin e arsimit parauniversitar, ku performanca e nxënësve shqiptarë mbetet thellësisht medikore.

Rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar PISA në matematikë e rendisin Shqipërinë në fund të rajonit, gjë që dëshmon se të rinjtë nuk po pajisen me aftësitë bazë analitike për të ndjekur studime të larta shkencore.

Minim i së ardhmes
Ky hendek arsimor përkthehet në një numër tejet të kufizuar inxhinierësh, programuesish dhe shkencëtarësh që hyjnë çdo vit në tregun e punës.

Pasojat e këtij fenomeni për zhvillimin e Shqipërisë janë të shumëanshme dhe prekin shtyllat kryesore të ekonomisë. Së pari, vendi po përjeton një mospërputhje të thellë strukturore në tregun e punës (skill mismatch).

Ndërsa bota po shkon drejt automatizimit dhe ekonomisë digjitale, Shqipëria prodhon pak profesionistë që mund t’u përgjigjen këtyre kërkesave.

Kjo situatë ushqen shkallën e lartë të të rinjve, që nuk janë në punë, shkollë apo trajnim dhe rrit presionin për emigrim, pasi të rinjtë pa aftësi teknike e kanë të vështirë të integrohen në vende pune me paga të larta.

Së dyti, mungesa e specialistëve STEM po bllokon inovacionin dhe tërheqjen e investimeve të huaja cilësore. Aktivitetet e Kërkimit dhe Zhvillimit (R&D) në vend janë thuajse inekzistente në sektorin privat dhe mbeten të izoluara vetëm në institucionet publike.

Pa një forcë pune të kualifikuar në teknologji dhe inxhinieri, Shqipëria rrezikon të mbetet e bllokuar në një model ekonomik me produktivitet të ulët, i cili bazohet kryesisht te krahun e lirë të punës dhe shërbimet bazë, duke humbur mundësinë për të prodhuar mallra dhe shërbime me vlerë të shtuar të lartë.

Ky hendek i madh minon aftësinë e vendit për të përfituar plotësisht nga anëtarësimi në BE. Për të thyer këtë cikël negativ, FMN nënvizon se Shqipëria duhet të ndërmarrë reforma urgjente për modernizimin e kurrikulave arsimore, forcimin e arsimit profesional dhe krijimin e urave lidhëse mes universiteteve dhe sipërmarrjes private.

Vetëm duke investuar në formimin e gjeneratës së re në shkencë dhe teknologji, vendi mund të sigurojë një rritje ekonomike që garanton konvergjencën e shpejtë me standardet europiane./ Kapitali

Previous Post

Shoqata e Gjyqtarëve refuzon ftesën e Ramës për konsultim për pagat

Next Post

Refuzuan ftesën e Ramës për pagat, Kryeministria i përgjigjet deklaratës së gjyqtarëve

Next Post
Refuzuan ftesën e Ramës për pagat, Kryeministria i përgjigjet deklaratës së gjyqtarëve

Refuzuan ftesën e Ramës për pagat, Kryeministria i përgjigjet deklaratës së gjyqtarëve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Briken Hasimi, djali që e vizatoi vetë ëndrrën e tij

Briken Hasimi, djali që e vizatoi vetë ëndrrën e tij

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Mos ia jepni askujt”! AKSK paralajmëron shqiptarët për sigurinë e WhatsApp-it

“Mos ia jepni askujt”! AKSK paralajmëron shqiptarët për sigurinë e WhatsApp-it

September 28, 2026
Protesta për ujin e pijshëm, përplasje mes banorëve dhe policisë

Protesta për ujin e pijshëm, përplasje mes banorëve dhe policisë

September 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al