Viktor Bardhi mbeti viktimë e atentatit sot në Mirditë. Ngjarja ndodhi në Ndërfushaz, ndërsa është gjetur edhe mjeti i djegur i autorëve.
Në vitin 2023, Viktorit i ekzekutuan vëllain, Martin Bardhin (Marku), një muaj pasi ky i fundit ishte liruar nga qelia.
Në atentat mbetën të plagosur Oltion Gjini, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhoku, pronar i një lokali aty dhe Indrit Bardhi, të cilët ndodheshin në të njëjtën tavolinë me Martin Bardhin.
Ngjarja dyshohet se ndodhi për motive hakmarrje, pasi Bardhi kishte qenë në paraburgim për tentativën vrasje ndaj Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit ndodhur fiks 6 muaj më parë 26 mars 2023.








