Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Importet e cigareve në nivelin më të lartë që nga 2013-a, rriten me 5.5% në 7-mujor

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Importet e cigareve në nivelin më të lartë që nga 2013-a, rriten me 5.5% në 7-mujor
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Importet e cigareve kanë vijuar rritjen edhe në vitin 2026, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar për periudhën janar-korrik që nga viti 2013.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në shtatë muajt e parë të vitit 2026 u importuan 2,017 tonë cigare, nga 1,912 tonë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja vjetore është rreth 5.5%, ose 105 tonë më shumë. Të dhënat tregojnë se rikthimi i importeve të cigareve nuk është vetëm zhvillim i vitit 2026. Në tre vjet, importet janë shtuar me rreth 20%.

Një nga faktorët që mund të ketë ndikuar në zgjerimin e kërkesës është rritja e numrit të të huajve që hyjnë në vend, veçanërisht gjatë muajve të sezonit turistik. Vetëm në korrik 2026, hyrjet totale të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin e vendit u rritën me 6.1% në krahasim me korrikun e një viti më parë, sipas INSTAT.  Rritja e popullsisë së përkohshme gjatë sezonit turistik zgjeron tregun e konsumit për një sërë produktesh, përfshirë produktet e duhanit. Ndryshe nga produktet e tjera cigaret në vendin tonë janë më të lira se në BE. Një pjesë e turistëve europiane në ikje blejnë edhe disa paketa nga vendi ynë.

Rritja e importeve të cigareve po ndodh në një periudhë kur politika fiskale synon shtrenjtimin gradual të produkteve të duhanit.
Sipas kalendarit të akcizës, taksa për cigaret që përmbajnë duhan u rrit nga 7,500 lekë për 1,000 fije në vitin 2025 në 7,750 lekë për 1,000 fije nga 1 janari 2026.

Si rregull rritja e akcizës dhe çmimeve duhet të ushtrojë presion për uljen e konsumit, por të dhënat e importeve të deklaruara tregojnë të kundërtën në tre vitet e fundit, për shkak se kërkesa për cigare mbetet e lartë nga turizmi.

Megjithatë, fakti që rritja vijon për të tretin vit radhazi dhe shoqërohet me rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga akciza tregon se tregu formal i cigareve po zgjerohet përsëri pas niveleve shumë më të ulëta të regjistruara në pjesën e dytë të dekadës së kaluar dhe gjatë viteve të pandemisë.

Tregu i cigareve në Shqipëri dominohet pothuajse tërësisht nga importi. Shqipëria ka pasur tradicionalisht rajone të njohura për kultivimin e bimës së duhanit (si në zonën e Shkodrës, Elbasanit, e të tjera), por pjesa më e madhe e prodhimit bujqësor ndër vite është eksportuar si lëndë e parë ose është përpunuar në mënyrë artizanale, pa mundur të mbështesë një industri konkurruese kombëtare të cigares së gatshme./ Monitor

Tags: cigareimport
Previous Post

Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”

Next Post

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit

Next Post
Kthjellime dhe reshje të dobëta në zonat malore, parashikimi i motit për sot

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gjykata vendos për 22 të arrestuarit në protestat e Durrësit, 4 në arrest shtëpie dhe 18 me detyrim paraqitjeje

Gjykata vendos për 22 të arrestuarit në protestat e Durrësit, 4 në arrest shtëpie dhe 18 me detyrim paraqitjeje

October 18, 2026
Protestat në Tiranë, përfundojnë në Spitalin e Traumës një 15-vjeçar, një gazetare dhe një efektiv policie

Protestat në Tiranë, përfundojnë në Spitalin e Traumës një 15-vjeçar, një gazetare dhe një efektiv policie

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al