Një 37-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën teksa po transportohej drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.
Gruaja, me inicialet M.K., ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe ishte paraqitur fillimisht në spitalin e Pogradecit për shkak të shqetësimeve shëndetësore.
Pas vlerësimit nga mjekët dhe kryerjes së ekzaminimeve, është vendosur që ajo të dërgohej në një spital të specializuar në kryeqytet.
Por gjatë rrugës, në zonën pranë Elbasanit, gjendja e 37-vjeçares është përkeqësuar. Pavarësisht ndërhyrjeve, ajo ka ndërruar jetë.
Shkaqet dhe rrethanat e vdekjes pritet të përcaktohen pas ekspertizës dhe autopsisë mjeko-ligjore.








