Monday, August 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se një javë pas dhunimit të shefit të Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, kanë ardhur zhvillime të reja lidhur me ngjarjen.Burime për InfoNews bëjnë me dije se Spiro Iljazi, pronari i “Orange Club”, është lënë në masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”. Vendimi është marrë nga Gjykata e Sarandës.

 

Fillimisht, mësohet se Prokuroria, pas evidentimit të fakteve, ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, por gjykata ka vendosur ta zbusë masën në “Detyrim për t’u paraqitur”. Kjo do të thotë se, deri në përfundim të procesit gjyqësor, Spiro Iljazi, i njohur edhe si Eri apo Ermali Iljazi, si dhe si Spiro Iljadhi, pas kthimit nga Greqia do të duhet të paraqitet vazhdimisht për të firmosur pranë oficerëve të Policisë Gjyqësore.

 

Po ashtu, edhe Ermal Fataj, një tjetër menaxher i “Orange Club” në Sarandë, është lënë në masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”.

 

Mësohet se këto masa sigurie janë dhënë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas burimeve, Spiro Iljazi dhe Ermal Vata dyshohet se kanë fshehur DVR-në e kamerave të sigurisë, që përmbanin pamjet filmike të ngjarjes ku u dhunua Mateo Bakalli.

 

Më herët, më 19 gusht, Gjykata e Sarandës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 45 ditë, për administratorin e klubit të natës “Orange” në Sarandë dhe pesë personat e tjerë që morën pjesë në dhunimin e shefit të Krimeve, Mateo Bakalli.

 

Shkëlzen Licaj ka qenë gjyqtari i çështjes që ka vendosur për masat e sigurisë, ndërsa prokurore e çështjes ka qenë Hava Memko, e cila ka kërkuar që të ndaluarit të qëndrojnë në burg.

 

Në pranga për ngjarjen u vunë administratori i lokalit “Orange”, 35-vjeçari Marjo Katiraj; 38-vjeçari Elgent Ndoj; 35-vjeçari Faik Hoxha; 34-vjeçari Indrit Cullhaj; 31-vjeçari Ardit Kasemi, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal; si dhe taksisti 29-vjeçar Besnik Sullollari. Ndërsa 28-vjeçari Pjetër Doçi, i cili punonte si roje sigurie, u shpall në kërkim.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:20 të 16 gushtit, në ambientet e jashtme të lokalit. Sipas Policisë, rojet e sigurisë po konfliktoheshin fizikisht me disa persona të tjerë.

 

Shefi i Krimeve ishte duke kaluar me automjet kur ka vënë re personat duke u konfliktuar. Ai ka ndërhyrë për të ndaluar konfliktin, duke u identifikuar si punonjës policie, por mësohet se rojet e sigurisë kanë nisur ta godasin me grushte.Më pas, në vendngjarje shkuan forcat “Shqiponja” dhe forca të tjera të Policisë, të cilat ndërhynë për të ndalur përplasjen dhe shoqëruan personat e përfshirë në ngjarje.

 

Lidhur me ngjarjen, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, pezulloi nga detyra dy punonjësit e Policisë: inspektor Armando Shehi, efektiv i Repartit “RESI”, dhe nënkomisar Andon Binaku, efektiv i RENEA-s.

 

Sipas Policisë, kjo masë ndaj tyre u mor pasi këta dy persona, të dy të punësuar pa leje në lokal, nuk kanë njoftuar për konfliktin që po ndodhte dhe, pavarësisht se ishin jashtë detyre, duhet të ndërhynin për parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

 

Kujtojmë se Bakalli u paraqit në spital me hematoma në sy dhe dëmtime të tjera. Ai mori ndihmën mjekësore dhe më pas u largua nga spitali.

Previous Post

Vrasja e shqiptares në Greqi/ Ekspertiza mjeko-ligjore: E shkelmoi 2 herë dhe e vrau me një plumb në kokë

Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit
AKTUALITET

Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

by Editor
June 20, 2025
0

Një figurë e re, por gjithnjë e më dominuese në krimin e organizuar në jug të vendit, është duke ngritur...

Read moreDetails
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata

August 22, 2026
Vrasja te kompleksi “Principote”/ Autori kyç gojën para hetuesve, zbardhet dëshmia e turqve që e shoqëruan

Vrasja te kompleksi “Principote”/ Autori kyç gojën para hetuesve, zbardhet dëshmia e turqve që e shoqëruan

August 18, 2026
Moderatori i njohur njofton largimin nga Vizion Plus, çfarë po ndodh?!

Moderatori i njohur njofton largimin nga Vizion Plus, çfarë po ndodh?!

August 21, 2026
Vrasja e turistit/ Shpallet në kërkim pronari i “Principotes”, Bekim Bulica

Vrasja e turistit/ Shpallet në kërkim pronari i “Principotes”, Bekim Bulica

August 18, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

August 24, 2026
Vrasja e shqiptares në Greqi/ Ekspertiza mjeko-ligjore: E shkelmoi 2 herë dhe e vrau me një plumb në kokë

Vrasja e shqiptares në Greqi/ Ekspertiza mjeko-ligjore: E shkelmoi 2 herë dhe e vrau me një plumb në kokë

August 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al